Mogherini: Vendet e Ballkanit nuk anëtarësohen në BE para 2019-ës

Mogherini: Vendet e Ballkanit nuk anëtarësohen në BE para 2019-ës

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, rikujtoi sot sërish vendimin e BE-së se deri në vitin 2019 asnjë shtetit i Ballkanit nuk t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Zonja Mogherini sqaroi se mosanëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE nuk do të thotë se procesi i zgjerimit të BE-së është ndalur, por shtetet e Ballkanit ende nuk janë gati për këtë hap.

Në një intervistë për një television slloven, Federica Mogherini u shpreh:

“Procesi i reformave i nisur në të gjitha këto vende [të Ballkanit Perëndimor] është ende në stade të hershme. [Anëtarësimi në BE në dy vitet e ardhshme] do të ishte i pamundur.”

Zonja Mogherini përshëndeti besimin që njerëzit e Ballkanit kanë tek BE-ja dhe  tha se nuk ka frikë nga shtrirja e ndikimit rus mbi rajon:

“Rreth 70-80% e njerëzve në Ballkan e mbështesin BE-në, shifra që vetëm mund t’i ëndërrojmë brenda BE-së. Ka një energji shumë pozitive, sidomos te brezat e rinj, ndaj të qenit evropianë që i shtyn njerëzit në qeveritë e këtyre vendeve drejt BE-së. Nëse ne si BE dhe shtetet tona anëtare do të jemi koherentë në dhënien e mbështetjes për këto vende, nuk ka Turqi, Rusi apo shtete të Gjirit që të maten me ne. Fuqia tërheqëse në terma të ekonomisë, të të drejtave, reformave dhe integrimit rajonal që mund të ofrojë BE-ja nuk ka rivalë.”

 



Lini një koment

1 Koment për "Mogherini: Vendet e Ballkanit nuk anëtarësohen në BE para 2019-ës"

avatar
trackback

[…] ditë më parë, Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, rikujtoi vendimin e BE-së se deri në vitin 2019 asnjë shtetit i Ballkanit nuk t’i bashkohet Bashkimit […]

wpDiscuz