Si po shkatërrohet e betonizohet parku i liqenit

Si po shkatërrohet e betonizohet parku i liqenit
Foto: Exit.al

Parku i Liqenit artificial duket se është kthyer në “prenë” e preferuar për tu betonizuar të Bashkisë Tiranë. Pas ndërtimit, në shkelje të Konventës Aarhus dhe një sërë ligjesh të tjera, të këndit të lojërave, pas planit për ndërtimin e një hoteli, duket se tashmë Kryebashkiaku Veliaj po mendon se si ta kthejë Parkun e Liqenit në një zonë totalisht të urbanizuar.

Mëngjesin e sotëm, pavarësisht se në hyrje të parkut ka një tabelë sinjalizuese e cila lejon qarkullimin vetëm për autobusat e shkollës, karvani i makinave personale nuk ka të ndalur.

Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al

Por kjo nuk është e vetmja shkelje ligji që po ndodh brenda Parkut të Liqenit.

Kryebashkiaku Veliaj ka vendosur të ndërtojë një rrugë të re makinash, më të gjerë se ajo ekzistuese, që të çon tek shkolla “Wilson”.

Të gjitha këto ndërhyrje në Parkun e Liqenit po bëhen në shkelje të ligjit dhe në mungesë totale transparence: në fillim të punimeve nuk ka asnjë tabelë informuese; nuk dihet asnjë informacion për kompanitë ndërtuese apo mbikëqyrëse të punimeve; nuk dihen afatet e fillimit dhe përfundimit të punimeve; e mbi të gjitha Bashkia Tiranë nuk ka zhvilluar asnjë seancë dëgjimore me qytetarët për këto ndërhyrje, siç e parashikon Konventa e Aarhusit.

Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al

Si të mos mjaftojnë këto ndërhyrje, brenda gjithë parkut, po hapen rrugë të reja, paralel me ato ekzistuese, me qëllim kthimin e Parkut në një zonë të urbanizuar.

Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al
Foto: Exit.al

 

 



Lini një koment

2 Komente për "Si po shkatërrohet e betonizohet parku i liqenit"

avatar
Thoma Willson
Guest
Eshe krim ne diten per diell!!! E kane kthyer parkun ne nje lulishte private ku ben c’te doje kryetari, ai park qe duhej te mbrohej si nje park natyral, te shtohej flora e fauna dhe te reduktohej sa me shume qenia me e urryer – njeriu… filloi me parkun e femijeve duke e ‘mobiluar’ ne menyren em brutale dhe duke e shtruar me bar artificial dhe po vazhdon pa iu trembur syri. me e keqja eshte se keto i shet tek te paditurit dhe tek ata qe kane arrdhur sot ne Tirane si projekte per komunitetin… nuk ka asnje shprese… Read more »
trackback

[…] për Tiranën, ku “pylli orbital” famëkeq i Boerit nuk shihet gjëkundi, ku Parku i Liqenit po shkatërrohet, dhe parqet e tjera po bien pre e projekteve të ndërtimit. Ku mendojnë këta se mund të luajnë […]

wpDiscuz