Qeveria Rama 2, kryeministri prezanton programin

Qeveria Rama 2, kryeministri prezanton programin

Në fjalimin e tij të parë në Kuvend, Kryeministri Rama foli për “mësimet” e nxjerra nga mandati i parë dhe bëri një prezantim të programit qeverisës për mandatin e dytë.

Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama janë:

Mësimet e mandatit të parë:

– Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona për katër vite ashtu siç jemi të vetëdijshëm për mandatin e dytë ku nuk ka kohë as arsye dhe as moral për të vazhduar në rrugën dhe avazin e vjetër.

– Dekriminalizimi dhe kanabisi problematika reale por që u frynë pa masë.

– Kemi gjykuar gabim kur çdo sulm e kemi skualifikuar pa e analizuar arsyen burimore.

– Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe rezultate të paimagjinueshme të kanabisit, e kotë të mohohet se opozita pati kontributin e saj.

– Sot po flitet paturpësisht në disa kryeqytete të huaja për krim etnik shqiptar dhe për këtë nuk ka diskutim që duhet të jemi bashkë.

– 25 qershori provoi edhe një herë këtë herë edhe më qartë se në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit, shan dhe bllofon më shumë me kartat e veta.

Premtime për mandatin e dytë:

– Ne do të synojmë të jemi fora e shembullit dhe jo shembulli i forcës. Ne hyjmë më gjithë vullnetin e mirë për ta bërë Shqipërinë të ndryshojë duke nisur nga vetja ndryshimin e domosdoshëm.

– Do të bëjmë çmos që fituesit e këtyre zgjedhjeve të jenë ata që nuk kanë moshën për të votuar. Kjo shumicë qeverisëse të vendosë interesin e fëmijëve në politikbërjen qeverisëse, dhe reforma që bëjnë shtet në emër të fëmijëve.

– Qeveria shqiptare angazhohet për uljen graduale të borxhit public në rreth 60 përqind të Produktit të Brendshëm BRuto deri në fund të mandatit.

– Investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit do të jenë rreth 5 për qind e PBB-së.

– Me paketën “1 miliard” do të injektojmë më shumë se 100 miliardë lekë në ekonomi, nëpërmjet angazhimit të kapitaleve private në një numër të madh projektesh investuese.

– Do rrisim vlerën financiare të çekut të bebes që nga buxheti i ardhshëm.

– Do të rrisim sërish pagat e mësuesve.

Për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë:

– I uroj kryeministrit Haradinaj urtësi, fuqi dhe shëndet në të mirë të ksovës. Uroj që të biem dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi euriopin pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018.

– Uroj që bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën ta bëjmë fakt të kryer një orë e më parë duke i kthyer doganat në portin e Shqipërisë në dogana dhe të Kososvës. Projekti është gati, i dakordësuar mes dy palëve. Miratimi nga ana jonë është gati, presim vetëm miratimin e qeverisë së Kosovës.

Për marrëdhëniet me Greqinë:

– Do i zgjidhim problemet e mbartura me të vetmin fqinj që kemi probleme të mbartura. Mesazhi im është i thjeshtë dhe i qartë: Duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjelltë dhe bashkëpunim strategjik.

– Çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me liri e të drjejtat të barabarta të familjes tonë. Dhe minoriteti grek është një urë lidhëse mes dy vendeve tanë.

– Shprehem besimplotë se koha që kemi përpara do të ndihmojë të zgjidhim e çështjeve të lëna pezull me dialog me këmbë në tokë dhe jo me deklarata flutaraka.

– Por Shqipëria pavarësisht halleve dhe nevojave të saj s’do mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz