Papa Françesku dënon narkotrafikun dhe pastrimin e parave

Papa Françesku dënon narkotrafikun dhe pastrimin e parave

“Unë e dënoj fortësisht këtë mallkim i cili i ka marrë shumë jetë njerëzish dhe mbështetet nga njerëz të paskrupuj”.

Kështu deklaroi Papa Françesku para pak ditësh në një meshë të mbajtur në Kolumbi — vend i shkatërruar nga një konflikt i gjatë civil dhe i kthyer në simbol për trafikantët e drogës, dhe shpesh i përdorur për të treguar se si do të përfundojë Shqipëria.

Ai dha një mesazh të fortë kundër narkotrafikut, padrejtësisë, varfërisë dhe dhunës.

“Unë po e bëj këtë thirrje sepse duhet të gjejmë të gjitha mënyrat për t’i dhënë fund trafikut të drogës. Droga ka bërë vetëm një gjë: ka mbjellur vdekje kudo në vend, duke thyer shumë shpresa dhe shkatërruar shumë familje.”

Papa foli edhe për pastrimin e parave duke u shprehur se pastrimi i parave, ashtu si edhe spekullimi financiar, janë grabitqare dhe të dëmshme për sisteme të tëra ekonomike dhe shoqërore.

Fjalët e Papa Françeskut në Kolumbi i përshaten më së miri edhe realitetit në vende të tjera, në veçanti edhe vendit tonë, i cili po kthehet gjithmonë e më shumë në problem për krimin, drogën dhe emigrantët në vendet e Evropës.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz