Spanja, rruga e re e trafikimit të emigrantëve nga mafia shqiptare

Spanja, rruga e re e trafikimit të emigrantëve nga mafia shqiptare
Cadrat e emigranteve shqiptare ne Dieppe

Mijëra emigrant përpiqen të arrijnë Mbretërinë e Bashkuar nga porti i Bilbaos në Spanjë pas mbylljes së kampit në Kalais të Francës. Kjo është rruga e re e përdorur nga mafia shqiptare për trafikimin e emigrantëve. Mafia shqiptare përdor këtë rrugë sepse të hysh në mënyrë të paligjshme në Portin e Bilbaos në Spanjë nuk përbën vepër penale Ky fakt bëhet i ditur nga gazeta spanjolle El Pais dhe ajo britanike Sunday Mirror.

Policia spanjolle ka ndaluar 1,765 persona gjatë periudhës janar-gusht 2017 në përpjekje për tu larguar nga porti i qytetit të Spanjës — pesë herë më shumë se në të gjithë vitin 2016.

Disa kampe të vogla, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm janë ndërtuar pranë terminalit të trageteve, poshtë autostradës dhe në pronat e braktisura. Pjesa më e madhe e migrantëve janë nga Shqipëria, por ka edhe refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Emigrantët, pjesa më e madhe të rinj shqiptarë dhe disa nga to nën moshën 18 vjeç, jetojnë në këto kampe të vendosuar vetëm 300 metra larg terminalit të trageteve, shkruhet në artkullin e gazetës spanjolle El Pais në 27 gusht të 2017.

Në artikullin e gazetës spanjolle shkruhet se emigrantët me anë të dylbive monitorojnë lëvizjet e policisë për të parë se kush kontenier po kontrollohet.

Një nga punonjësit e policisë spanjolle shprehet se “emigrantët shqiptarë dallohen nga refugjatët e tjerë. Ato vijnë me telefona dhe para të mjaftueshme për të jetuar për javë të tëra dhe veprojnë në mënyra të ndryshme”.

Ndërsa, në një artikull të gazetës britanike Mirror të publikuar sot shkuhet se trafikantë përfitojnë 2,500 paund për person. Emigrantët pasi paguajnë këstin e parë të parave pajisen me një telefon dhe 700 paund për ndërmjetësin i cili do ti cojë në Britani.

Pjesa më e madhe e grupeve kriminale që përdorin Bilbaon si një rrugë për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë kryesisht shqiptarë. Në qershor, Agjensia Kombëtare e Krimit në Britani lajmëroi se bandat shqiptare po rrisin ndikimin e tyre në krimin e organizuar në Britani.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz