Pronat në Himarë, presidenti grek: Shqipëria po pengon integrimin e saj në BE

Pronat në Himarë, presidenti grek: Shqipëria po pengon integrimin e saj në BE

Duket se problemi me pronat e pakicës greke në Himarë është çështje shumë e rëndësihme që shteti grek nuk ka ndërmend të heshtë.

Pas kundërshtimit publik të Ministrit të Jashtëm grek për planin urbanistik të Himarës, qëparashikon prishjen e disa pronave për të ndërtuar sheshin e qytetit, është vetë presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ai që ka reaguar.

Gjatë një darke të shtruar për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Greqi, Presidenti grek deklaroi se Shqipëria po pengon ecjen e saj drejt BE-së:

“[…] Shqipëria fqinje duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!”

Miratimi i planit urbanistik të Himarës pak ditë më parë, ka shkaktuar protesta të shumta të pakicës kombëtare greke të cilët nuk janë dakord me prishjen e pronave të tyre dhe dëmshpërblimin e caktuar nga qeveria.

Gjatë protestave, kanë qenë të pranishëm dhe ambasadorë e zyrtarë të tjerë grekë.

Kryetari i OMONIA-s për Himarën Alfred Bejleri kërcënoi se nëse pronat nuk do t’i kthehen pronarëve himariotë, atëherë Greqia dhe Qipro do të votojnë kundër hapjes së bisedimeve për anëtarësimit e Shqipërisë në BE.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz