Pas Holandës, Franca kërkon kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë

Pas Holandës, Franca kërkon kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë

Pas Holandës, edhe Franca mund të kërkojë kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Ministria e Brendshme Franceze shprehet se shkak për këtë nismë është numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë, që vetëm gjatë vitit 2017 ka arritur në 4911 kërkesa të reja, ose një rritje prej 170 për qindësh krahasuar me vitin 2016.

Rreziku tjetër që vjen si pasojë e kësaj dyndjeje azilantësh është rritja e kriminalitetit si trafiku i qenieve njerëzore dhe prostitucioni.

Gazeta franceze Le Figaro shkruan se ministria e brendshme franceze po merr të gjitha masat për të kthyer azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht për arsye ekonomie, në Shqiipëri me avionë çarter. Po ashtu, ministri i Brendshëm francez Kolomb do të vizitojë Tiranë gjatë muajit shtator për të biseduar nga afër me qeverinë shqiptare për këtë fenomen tashmë shqetësues.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme, shqiptarët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Francë, duke lënë pas dhe sirianët që vijnë nga situatë luftë, apo dhe afganët, sudanezët e haitianët.

Duket se shumë shqiptarë përdorin fenomenin e gjakmarrjes dhe ekzistencën e Kanunit si arsye për të kërkuar azil në Francë, por tashmë autoritetet franceze shprehen se kyrrezik është me siguri i ekzagjeruar.

Për t’i bërë ballë këtyre kërkesave, Franca mund të kërkojë kthimin e regjimit të vizave, njësoj siç ka bërë më parë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Franca nuk është i vetmi shtet evropian që po mendon të pezullojë hyrjen e shqiptarëve në territorin e saj. Pak ditë më parë dhe institucionet holandeze kanë kërkuar të merret në konsideratë një masë e tillë për shkak të numrit të lartë të azilantëve dhe kriminalitetit në rritje.

Ligjërisht ekziston mundësia që këto shtete të kërkojnë nga Komisioni Evropian pezullimin e liberalizimit të viave për Shqipërinë.

Mekanizmi i pezullimit për marrëveshjet e liberalizimit të vizave, duke përfshirë atë me Shqipërinë, rregullohet përmes Rregullores së BE-së 1289/2013. Sipas kësaj rregulloreje, përjashtimi nga regjimi i vizave për një vend të tretë mund të pezullohet përkohësisht kur kemi të bëjmë me “një situatë emergjence”. Një situatë e tillë mund të ndodhë për shkak të rritjes së papritur të emigrantëve të parregullt, kërkesave për azil apo kërkesave të refuzuara për ripranim.

Ndërkohë përballë kësaj situate serioze duket se Kryeministri Rama është i pavetëdijshëm, i paditur dhe arrogant. Në të njejtin takim ku Hahn konfirmoi ndalimin e integrimit europian të vendit, Kryeministri Rama peytjes rreth shqetësimeve të Hollandës per krimin shqiptar iu përgjigj:

“…[N]uk bëhet fjalë që ne të pranojmë që të identifikohemi për propagandë si problem kriminal, apo ku ta di unë se çfarë. Kriminelët nuk kanë atdhe. Janë njerëz që bëjnë krime dhe të shkojnë të paguajnë sipas vendeve. Ne kemi për borxh të merremi me kriminelët në Shqipëri dhe nuk i ndajmë, a janë italian,  a janë shqiptar, a janë grekë, a janë brazilianë. Ata të merren me kriminelët në vendet e tyre dhe mos të na shqetësojnë me këto ndarje, sepse këto ndarje për ne janë pa lidhje me Europën ku jetojmë.”

Të njëjtin qendrim indiferent ka mbajtur dhe ministri Bushati, sipas të cilit, prentedimet për kthimin e vizave janë shpifje të armiqeve të PS dhe humbësve të zgjedhjeve:

“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë!”



Lini një koment

1 Koment për "Pas Holandës, Franca kërkon kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë"

avatar
trackback

[…] disa vende evropiane si Holanda e Franca po marrin në shyqrtim rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, si pasojë e kërkesave […]

wpDiscuz