Puglia, Itali — 18 ton marijuanë shqiptare e kapur në 6 muaj

Puglia, Itali — 18 ton marijuanë shqiptare e kapur në 6 muaj

Guardia di Finanza ka kapur sot në mëngjes në brigjet e Garganos në Puglia një jaht me 4 ton marijuanë shqiptare. Gjithashtu u arrestuan tre personat që ndodheshin në Jaht nën akuzën e trafikimit të lëndëve të narkotike.

Operacioni u drejtua nga njësia e aviacionit detarë të Guardia di Finanzia të Barit në bashkëpunim me Qendrën e koordinimit Vendor Frontes.

Sipas medias italiane, kjo është ngarkesa e disatë e drogës e kapur në brigjet e Puglias nga Guardia di Finanza. Deri më gusht të 2017 policia ka kapur 13,5 tonë marijuanë të transportuar me skaf nga Shqipëria për në brigjet italiane — më 5 gusht 2017 u kapën dy 2,5 tonë marijuanë dhe u arrestuan dy trafikanët shqiptarë dhe në mars të u kapën 11 tonë marijuanë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz