Vendimi i parë i herës së dytë të Ramës

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei,
Vendimi i parë i herës së dytë të Ramës

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje në Twitter se akti i parë i qeverisë së tij të re do të jetë shpallja e vitit 2018 si  “Viti i Skënderbeut”. Viti 2018 shënon 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar.

Ende nuk dihet se çfarë nënkupton “Viti i Skëndërbeut” në aspektin e nismave politike e ekonomike, përveçse një tjetër justifikim për të dhënë tendera përmes Ministrisë së Kulturës, por vlerat simbolike të këtij akti të parë, bëjnë kontrast me tre vendimet e para të Qeverisë Rama 1 në vitin 2013.

Pas fitores në zgjedhjet e 2013-ës, në koalicion me LSI, Kryeministri Rama njoftoi 3 vendime simbolike:

1)Zëvëndësimi i portratit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e “babait të shtetit modern shqiptar” Ismali Qemalit; 2)Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë; 3)Miratimi i Kodit Etik Ministror.

Le t’i hedhim një vështrim ecurisë së këtyre tre nismave pasi festimet pushuan:

Heqja e fotografisë së Presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani, nuk ishte gjë tjetër veçse një akt keqardhjeje ndaj Partisë Demokratike, e cila e zgjedhi Nishanin pa konsensusin e PS. Ndërkohë, Nishani është zëvendësuar nga ish partneri i koalicionit të Rama, Ilir Meta, por deri më tani Ismail Qemali është duke qëndruar rreth ndërtesave të qeverisë.

Në vitin 2016, PS risolli në parlament një ligj për importin e plehrave që ishte praktikisht i padallueshëm nga ligji i shfuqizuar në vitin 2013. Ish-Presidenti Bujar Nishani refuzoi të dekretojë ligjin. Më pas Parlamenti shkeli çdo afat kushtetues për të rivotuar dekretin e Presidentit Nishani. Ndërkohë, Rama deklaroi publikisht se Shqipëria po detyrohej të lejonte importet e mbeturinave si pasojë e përafrimit të legjislacionit me BE, një deklaratë që BE e mohoi. Ndërkohë, qeveria e Ramës dha tri koncesione për ndërtimin e incineratorëve të mbeturinave në Fier, Elbasan dhe Tiranë, të gjitha për një kompani të vetme, përmes procedurave të dyshimta të tenderit dhe pa konsultime publike. Nuk dihet se si këta incineratorë do të jenë në gjendje të përmbushin kapacitetet e tyre pa importim të mbeturinave.

Fati i Kodit Etik ndoshta është edhe më ironik. Tani është varrosur diku në faqen e internetit të Kryeministrit, por dhe vetëm leximi i Preambulës mjafton për të kuptuar më shumë:

“Qeveritarët përballen çdo ditë me vendime, të cilat, përveç aspektit ligjor, kanë edhe implikime etike e morale, si edhe kanë të bëjnë me çështje që kanë një interes të lartë publik. Publiku kërkon një qeveri me vendimmarrje të ligjshme, shërbim cilësor dhe që është i hapur, i aksesueshëm dhe i drejtuar si duhet. E shkuara ka dëshmuar për një cenim të rëndë të marrëdhënies së besimit ndërmjet qeveritarëve dhe qytetarëve. Për rivendosjen e besimit te sistemi ynë politik, nëpërmjet rikthimit të besimit publik në integritetin e qeverisë, hartohet ky Kod Etik, i cili është konceptuar si një mjet për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të qëndrimeve dhe sjelljeve drejt standardeve më të larta të drejtimit dhe ridimensionimin e moralitetit të zakonshëm në sferën e çështjeve qeveritare.”

Gjatë katër viteve të fundit, shumë çështje me “interes të lartë publik”, përfshirë hartimin e planeve lokale të përgjithshëm, koncesionet për hidrocentralet dhe koncesionet e shëndetësisë, menaxhimin e mbeturinave, infrastrukturën arsimore, rinovimin urban etj. Të gjitha janë vendosur pa ndonjë kontribut të rëndësishëm nga qytetarët apo shoqëria civile, me zyrtarë të lartë që mohojnë të drejtën e publikut për t’u përfshirë në konsultime.

Qeveria ka qënë gjithçka, përveçse “e hapur” dhe “e aksesueshme”, duke bashkëvepruar vetëm me grupe të përzgjedhur të anëtarëve të partisë dhe gazetarëve miqësorë në mjedise të mirëkontrolluara. Kërkesat për lirinë e informacionit shpesh injorohen, dhe besimi në këtë qeveri dhe pasardhësen e saj, është më i ulët se kurrë. Ndërkohë, arroganca e treguar nga ata që janë në pushtet është në në nivelet më të larta historike.

Kodi I Etikës është shkelur shumë herë nga Kryeministri dhe kabineti i tij sa do të ishte qesharake numërimi i tyre, por me një vështrim të shpejtë në katër vitet e kaluara, dallohet qartë që karakteristikat autokratike të Ramës janë bërë theksuar më shumë:

Neni 15, pika 1, shkruan se të gjithë intervistat e ministrave duhet të kalojnë më parë për miratim në Zyrën e Komunikimit të Këshillit të Ministrave, e drejtuar nga këshilltari më i afërt i Ramës Endri Fuga.

Ky nen shkaktoi “protesta” të shumta të ministrave të LSI-së që e shikonin si censurë.

Neni 18 ndalon anëtarët e Këshillit të Ministrave që të shkruajë autobiografi apo të prononcohet për përvojën ministrore, si gjatë viteve në punë, ashtu dhe pas largimit nga pozicioni. Por kryeministri Rama udhëton drejt shteteve të huaja, ku promovon punën e tij autobiografike.

Duke parë se si tre aktet e para të Qeverisë Rama 1 ia dolën më sukses të dështonin, na mbetet vetëm të shpresojmë që të paktën figurës së Skënderbeut t’i kursehet një fat i tillë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz