Ministria e Jashtme greke kundër miratimit të planit urbanistik të Himarës

Ministria e Jashtme greke kundër miratimit të planit urbanistik të Himarës

Ministria e Jashtme greke ka kundërshtuar sot planin urbanistik të Himarës, i cili u miratua dje nga Këshilli Bashkiak.

Sipas Gazetës Panorama, në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme greke shkruan:

“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit.”

Përfaqësues të pakicës kombëtare minoritare në Himarë kanë protestestuar vazhdimisht kundër shpronësimit nga qeveria.

Gjatë protestës së fundit, me 26 gusht, përfaqësues të OMONIA, të organizuar nga Kryetari i OMONIA-së, Alfred Bejleri sëbashku me Nikollaq Neranxin ndërprenë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, i cili  ishte mbledhur për të miratuar planit e përgjithshëm vendor të qytetit, vendim që nuk u arrit të votohej në atë mbledhje.

Kryetari i OMONIA-së Bejleri kërcënoi se nëse pronat nuk do t’i kthehen pronarëve himariotë, atëherë Greqia dhe Qipro do të votojnë kundër hapjes së bisedimeve për anëtarësimit e Shqipërisë në BE.

“Mos të harrojmë që ne kemi dy vota në Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të anëtarësohet në BE”, – deklaroi gjatë protestës Zoti Bejleri.

Mbledhja e djeshme, po ashtu, u shoqërua nga debate të forta, deri në largimin e këshilltarëve të PBDNJ-së nga mbledhja, duke lënë këshilltarët e PS, LSI e PD të votojnë pro planit të Himarës.



Lini një koment

1 Koment për "Ministria e Jashtme greke kundër miratimit të planit urbanistik të Himarës"

avatar
trackback

[…] urbanistik i Himarës, pjesë e së cilit ishte dhe ndërtimi i bulevardit të ri, u miratua në gusht 2017, mes shumë protestash nga banorët, si dhe nga Përfaqësues të pakicës kombëtare minoritare […]

wpDiscuz