Tenderat për planet rregulluese të bashkive fitohen nga studiot e përhershme

Tenderat për planet rregulluese të bashkive fitohen nga studiot e përhershme

Disa muaj më parë Ministria e Zhvillimit Urban hapi tenderin me vlerë rreth 800 mijë euro për “Hartimin e planeve të përgjithshme vendore për shtatë bashkitë e vendit”.

Pavarësish se pjesa më e madhe e planeve të përgjithshme vendore (të njohura ndryshe edhe si masterplane), të hartuara për të gjitha bashkitë e vendit në fund të viti të kaluar, disa bashki i hapën procedurat e tenderit pas publikimit të Planit të Përgjithëshëm vendorë.

Në tenderin për Bashkinë e Kolonjës, Këlcyrës dhe Përmetit morën pjesë 13 kompani, të cilat kanë marrë pjesë edhe kanë fituar edhe në tendera të tjera, përfshirë këtu kompaninë UNLAB, e cila ishte e përfshirë në hartimin e masterplanit të Tiranës, dhe Atelier 4 firma e preferuar e arkitekturës e Kryeministrit edi rama. Shattë kompanitë u skualifikuan në raundin e parë, dhe  vetëm 5 kompani dorëzuan ofertën financuar në raundin e dytë:

  • Atelier 4: 46,800,000 lekë
  • GAIA S.A. Meleton: 26,948,4000 lekë
  • A.N.G.E.A. Sovieta Cooperative Consortile + A&I Design: 45,082,866 lekë
  • UTS-01: 26,242,300 lekë
  • ABKONS + IP3: 42,700,000 lekë

Dy kompanitë GAIA dhe UTS-01 u skualifikuan në raundin e parë sepse ofertat e tyre ishin tepër të ulëta, në mënyrë jo realiste.

Gjithsesi, ndërmjet tre ofertuesve të mbetur, komisioni i prokurimeve publike përzgjodhi atë që kishte bërë ofertën më të lartë, Atelier 4.

Kjo vlen të theksohet sepse zakonisht mes ofertuesve që kalojnë në raundin e dytë, përzgjidhet kompania me ofertën më të ulët. Në këtë rast ABKONS duhet të ishte përzgjedhur fitues i tenderit. Faktikisht ABKONS paraqiti një ankesë kundër vendimit të komisionit, por mori përgjigjen përkatëse më 4 korrik.

Ky tender tregon edhe njëherë se vetëm një grup i vogël kompanish, të lidhura ngushtë me qeverinë kanë shanse të fitojnë tenderat për rikualifikimet dhe planifikimet urbane. Ligji për prokurimet publike nuk i hyn në punë askujt e është sa për fasadë.



Lini një koment

2 Komente për "Tenderat për planet rregulluese të bashkive fitohen nga studiot e përhershme"

avatar
Enisa85
Guest

Ju paska zene meraku per ABKONS moooo? Ju paskan pagu mire per keto furçat ndaj kompanise se djalit te Vali Leskaj. Hajde lajm hajdeee

E.G.
Guest

Kjo ministre me shume ka nderruar rroba se ka bere nje pune

wpDiscuz