Rritet buxheti për energjinë — 77 milionë euro për të përballuar thatësirën

Rritet buxheti për energjinë — 77 milionë euro për të përballuar thatësirën

Qeveria Rama ka trefishur dje buxhetin e vënë në dispozicion për huadhënie ndaj institucioneve të energjisë elektrike.

Me anë të një akti normativ, buxheti për huadhënie për energjinë elektike u rrit nga rreth 1 milionë euro në rreth 3,3 milionë euro.

Masa e qeverisë vjen si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta në vend, të cilat kanë ulur në pika kritike nivelin e shumë hidrocentraleve.

Me rritjen e fundit të buxhetit, thatësira e muajve të fundit po i kushton vendit më shumë se 77 milionë euro.

Për të shmangur një krizë energjie të plotë, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) është detyruar të blejë 80 për qind të energjisë për muajin gusht nga tregjet ndërkombëtare të energjisë. Vetëm në korrik dhe gusht, KESH ka shpenzuar rreth 52 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike.

Për të përballuar kostot në rritje të kushteve ekstreme të motit, qeveria shqiptare ka aplikuar për një linjë kredie prej 22.4 milion euro në Bankën Botërore, e cila megjithatë nuk është lëvruar ende e tëra.

Nëse thatësira vazhdon dhe në pjesën e mbetur të muajit gusht, KESH me shumë gjasa do të duhet të importojë 100 për qind të energjisë së nevojshme për muajin shtator.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz