Demokracia në Shqipëri — media duhet të fitojë pavarësinë

Demokracia në Shqipëri — media duhet të fitojë pavarësinë
Angry protesters

Përfaqësues të shoqërisë civile, Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe Qendrës për Politika Bashkëkohore kanë diskutuar për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.

Në seminarin e organizuar me mbështetjen e Fondit Evopian për Ballkanin, disa nga përfundimet krysore që dolën në pah ishin:

Nevojitet një përfshirje më e lartë dhe konstruktive e shoqërisë civile në të gjithë proceset e reformave të rëndësishme të vendit.

Gazetarët duhet të mbështeten më shumë për të përmirësur kushtet ku punojnë. Kjo do të rriste pavarësinë e tyre.

Media publike mbetur prapa medias private, por pavarësia e këtyre të fundit vihet shpesh në pikëpyetje për shkak të interesave të pronarëve të tyre. Në kushte të tilla, është shumë e vështirë të kemi një media të balancuar dhe profesionale.

Procesi i dekriminalizimit dhe transparenca në partitë politike ende janë procese të papërfunduara.

Partitë politike duhet të refomohen përbrenda përpara se reforma në drejtësi të nisë të zbatohet.

Gjatë procesit të votimit dhe numërimit, për zgjedhjet e 25 qershorti, Komisioni Qendror Zgjedhor mori të paktën 4 vendime të pabazuara në ligj, por në marrëveshje politike mes palëve. Kjo dëmton rrjedhimish demokracinë.

Reformat e deritanishme, si për shembull ajo territoriale dhe administrative, janë shndërruar më tepër në eksperimente kombëtare, pasi kufijtë e bashkive kanë ndryshuar, ndërkohë që financimet për to ende jo.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz