Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama: 188 aplikime deri më tani

Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama: 188 aplikime deri më tani

188 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në Kryeministri për t’u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Rama falenderoi aplikantët dhe lajmëroi se aplikimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në 27 gusht.

Deri më tani nuk është e qartë nëse dhe si do të paguhen punonjësit e kësaj Zyre të Bashkëqeverisjes dhe se kush është pjesë e “grupit të punës” që është përgjegjës për ngritjen e tij.

Nëse ky “institucion” do të përfshihet në administratën publike, kjo do të thotë se procesi aktual i aplikimit është krejtësisht jashtë kornizës ligjore të vendosur për punësimin e nëpunësve civilë.

Nëse struktura do të jetë pjesë e Partisë Socialiste, kjo do të thotë se “bashkëqeverisja” është me të vërtetë një zbrazje e mëtejshme e administratës dhe përforcimi i një qeverie një-partiake.



Lini një koment

2 Komente për "Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama: 188 aplikime deri më tani"

avatar
trackback

[…] madje hapi procesin e aplikimeve—jashtë çdo lloj kriteri ligjor dhe mbikqyrjeje—për “Zyrën e Bashkëqeverisjes” në […]

trackback

[…] nisi me shpalljen e platformës së “Bashkëqeverisjes me qytetarët”, krijimin e Zyrës së Bashkëqeverisjes, shpalljen e shtetit një partiak dhe së fundmi, me rikthimin e fjalimeve emocionale (dhe […]

wpDiscuz