Për çfarë u diskutua në telefonatën Tillerson-Rama?

Për çfarë u diskutua në telefonatën Tillerson-Rama?

Sipas një njoftimi të shkurtër nga kryeministria, Kryeministri Rama ka marrë dje një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Njoftimi zyrtar rendit të gjithë elementët sipërfaqësor të telefonatës 20 minutëshe: sekretari Tillerson e përgon Ramën për fitoren e zgjedhjeve, Rama i flet Tillerson për “një reflektim të gjerë mbi situatën në rajonin e Ballkanit”, e të dy diskutuan për kontributin e Shqipërisë në NATO.

Megjithatë, nuk kishte ndonjë arsye specifike për thirrjen. Vetëm një javë më parë, Kryeministri Rama foli me Zëvendëspresidentin e SHBA, Mike Pence, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Kartës së Adriatikut organizuar në Mal të Zi.

Një temë e mundshme e bisedimeve dhe motiv i vërtetë pas thirrjes telefonike mund të jetë rritja e tensioneve të qeverisë amerikane me disa shtete, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin. Në muajt e fundit, Sekretari Tillerson gjatë disa takimeve i “ka shpëtuar” ideja se do të donte ndryshimin e regjimit në Iran. Në përgjigje të një pyetjeje të anëtarit të Komitetit të Punëve të Jashtme Ted Poe (R-TX), ai deklaroi:

“Politika jonë ndaj Iranit është të shtyjë përsëri në hegjemoninë [rajonale], të përmbajë aftësinë e tyre [të Iranit] për të zhvilluar, armë bërthamore dhe të punojë drejt mbështetjes së atyre elementëve brenda Iranit që do të çonin në një tranzicion paqësor të asaj qeverie.”

Pikërisht këtu hyn në punë Shqipëria. Vendi ynë strehon një kontigjent të madh të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK), e cila është e prirur për të përmbysur regjimin aktual iranian. Në mars, ish-drejtori i FBI-së Louis J. Freeh vizitoi muxhahedinët e strehuar në Shqipëri, dhe senatori John McCain bëri të njëjtën gjë në prill. Në të dy rastet, qeveria shqiptare nuk i raportoi këto vizita në deklaratat e tyre zyrtare.

Gjatë një fjalimi për anëtarët e MEK, McCain deklaroi:

“Nuk ka dyshim se iranianët po përpiqen të mbysin lirinë dhe demokracinë në të gjithë rajonin. Nuk ka dyshim se njerëzit në këtë dhomë kanë vuajtur. Ata kanë vuajtur dhe për humbjen e të dashurve të tyre për shkak të tiranisë iraniane dhe shpreh ngushëllimet e mia për të çdokënd në këtë dhomë që ka humbur një të dashur si rezultat i tiranisë iraniane dhe terrorizmit. […]

Një ditë Irani do të jetë i lirë. Një ditë të gjithë do të mblidhemi në atë shesh.”

Ky ndërveprim i shtuar mes muxhahedinëve në Shqipëri dhe veprimet e fundit të SHBA, duke përfshirë mbështetjen e Arabisë Saudite. Megjithëse konturet e kësaj politike janë akoma në zhvillim, nuk ka dyshim se MEK – e kështu dhe Shqipëria – do të ketë një rol në zbatimin e tij.



Lini një koment

1 Koment për "Për çfarë u diskutua në telefonatën Tillerson-Rama?"

avatar
trackback

[…] pak ditë pas telefonatës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe Kryeministrit Edi Rama, tre senatorë […]

wpDiscuz