Sa po na kushton thatësira?

Sa po na kushton thatësira?
Hidrocentrali i Fierzës

Mungesa e gjatë e rreshjeve të shiut dhe temperaturat e larta po shkaktojnë dëme të mëdha në sistemin energjetik shqiptar. Vendi është pothuajse plotësisht i varur nga hidrocentralet, e niveli i shumë rezervarëve, duke përfshirë liqenin kryesor të Fierzës, ka rënë në nivele historike.

Për të shmangur një krizë energjie të plotë, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) është detyruar të blejë 80 për qind të energjisë për muajin gusht nga tregjet ndërkombëtare të energjisë. Vetëm në korrik dhe gusht, KESH ka shpenzuar 52 milionë euro për blerjen e energjisë.

Nëse thatësira vazhdon dhe në pjesën e mbetur të muajit gusht, KESH me shumë gjasa do të duhet të importojë 100 për qind të energjisë së nevojshme për muajin shtator.

Për të përballuar kostot në rritje të kushteve ekstreme të motit, qeveria shqiptare ka aplikuar për një linjë kredie prej 22.4 milion euro në Bankën Botërore, e cila megjithatë nuk është lëvruar ende.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz