Rama po krijon shtetin e tij personal

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei,
Rama po krijon shtetin e tij personal

Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka filluar të publikojë “raportet” e takimeve të tij me “njerëzit e thjeshtë” në rajone të ndryshme të Shqipërisë si pjesë e platformës së tij të bashkë-qeverisjes, një nismë e nisur pas fitores më 25 qershor.

Deri më tani, Rama ka publikuar “raportet” për Kukësin, Dibrën, Lezhën. Shkodrën dhe Durrësin. E theksoj midis thonjëzave fjalën “raport” sepse këto raporte janë hartuar përmes një procesi krejtësisht të errët dhe arbitrar nga komisionerët e partisë Socialiste të cilët nuk kanë asnjë rol të rregulluar me ligj në administratën publike.

Metodologjia me të cilën janë shkruar këto “raporte” nuk bazohet në monitorime afatgjata dhe mbështetja në të dhënat sasiore statistikore, apo  në sondazhe statistikore. Jo, ato bazohen në nën-grupe të parazgjedhura të popullsisë, përkatësisht ata që janë të lidhur me Partinë Socialiste dhe janë të gatshëm të kalojnë disa orë jashtë në vapën e këtyre ditëve për të dëgjuar Kryeministrin të mbajë një monolog.

Të gjitha këto “raporte” përbëhen nga dy pjesë: një “analizë” e rezultateve të zgjedhjeve bazuar në të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe një listë e ankesave. Për shembull, ne e dimë tani se në Shkodër 58 vetë u ankuan për ritmin e ngadalshëm të legalizimeve, ndërsa në Lezhë 76 u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm. Në Dibër, 118 persona janë të shqetësuar për rrugën e Arbrit dhe në Kukës, 45 vetë shprehën shqetësim për gjendjen e rrugëve dytësore.

Në çdo “raport” këto shifra janë treguar në mënyra të ndryshme dhe nuk dihet asgjë për nivelin e arsimit, moshën, orientimin politik, të ardhurat etj., të njerëzve që i shprehën shqetësimet e tyre Kryeministrit. Shkurtimisht, këto të dhëna na tregojnë absolutisht asgjë – të paktën asgjë e dobishme në qoftë se qëllimi është që fondet publike të shkojnë aty ku ka më shumë nevoje dhe nga ku mund të përfitojë një pjesë sa më e madhe e popullsisë.

Mënyra se si këto “raporte” mbrojnë gjetjet e tyre është, thënë me mirësjellje, joprofesionale . Raporti mbi Lezhë pohon:

“Sa i takon metodologjisë së takimeve, duhet theksuar që të gjitha organizimet kanë qenë takime të hapura, publike dhe të njoftuara paraprakisht si në kanalet e medias sociale ashtu dhe në organet e medias konvencionale, për të mundësuar afrimin e një numri të madh qytetarësh të interesuar për të shprehur shqetësimet, nevojat dhe problemet e komuniteteve respektove. Të gjitha takimet janë realizuar në prani të drejtuesit politik [të Partisë Politike] të qarkut  dhe deputetëve [të Partisë Socialiste],  të cilët në shumicën e rasteve janë shoqëuar dhe nga titullari i njësisë vendore….”

Asnjë fjalë e vetme për afatet ligjore të përcaktuara me ligj për dëgjesat publike dhe asnjë një propozim i vetëm për diskutim. Ndërkohë, justifikimi administrativ për mbajtjen e një takimi të tillë mbetet plotësisht i panjohur. Qytetarët u “mblodhën” përpara “liderëve” të tyre për të shprehur “shqetësimet, nevojat dhe problemet e tyre”.

Duhet theksuar se në të njëjtën kohë, gjatë këtyrë takime, shpesh cenohet e drejta e pjesëmarrësve për të folur e pyetur për shpenzimet apo hapësirat publike. Në këto takime, qytetarët duhet vetëm “të ankohen”, por jo për të ushtruar të drejtën e tyre për të vënë përpara përgjegjësisë krerët e lartë të shtetit. Këto takime janë – me pak fjalë – një gallatë totale.

I gjithë procesi i mbledhjes së këtyrë “të dhënave” që përcaktojnë se ku Qeveria Rama 2 do të drejtojë fondet publike, po ndodh në mënyrë flagrante, në shkelje të hapur të ligjit dhe institucioneve.

Ne jemi dëshmitarë të lindjes së një shteti paralel partiak, i cili vepron dhe financohet përtej kontrollit demokratik dhe që boton përfundimet e tij në një rrjete sociale, në faqen personale të Facebook të Kryeministrit, për të qenë më të saktë.

Është e vështirë të thuhet se sa gërryes ndaj sudimit të ligjit është ky lloj klientelizimi profesional. Në momentin që qytetarëve i është prezantuar një mënyrë “alternative” dhe joformale për të ndrequr “gabimet” që janë bërë ndaj tyre, institucionet publike automatikisht do të bëhen të pavlefshme. E kjo do të çojë në rritjen e pabarazisë, arbitraritetit e politikave të bazuara në mërinë e qytetarëve dhe jo në strategji afatgjata.

Ajo që po dëshmojmë sot është një shkatërrim i ngadalshëm i asaj që mbetet nga shteti shqiptar.



Lini një koment

4 Komente për "Rama po krijon shtetin e tij personal"

avatar
ben
Guest

A i dhame timonin?! Lereni, tani te beje si i do kokrra e qejfit!

trackback

[…] ana e Brukselit, apo edhe si një përpjekje për të distancuar veten nga një regjim që po tregon tendenca autokratike, fjalimi i Zonjës Vlahutin përmbante kritika për mënyrën se si Qeveria Rama 2 ka shpërbërë […]

trackback

[…] shkuara filloi me nismën e Kryeministrit Rama për “bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë”, e cila u shoqërua […]

trackback

[…] nisi me shpalljen e platformës së “Bashkëqeverisjes me qytetarët”, krijimin e Zyrës së Bashkëqeverisjes, shpalljen e shtetit një partiak dhe së fundmi, me […]

wpDiscuz