Qytetarët e Durrësit Ramës: Duam investime në infrastrukturë e kanalizime

Qytetarët e Durrësit Ramës: Duam investime në infrastrukturë e kanalizime
Ministrja Ekonomi, Kryeministri Rama, Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako

Kryeministri Rama vazhdoi edhe sot me publikimin në Facebook të serisë së raporteve të dëgjesave me qytetarët në qytete të ndryshme të vendit.

Në Durrës, duket se takimi i tij politik me “njerëzit e thjeshtë” të qytetit ka çuar në disa rezultate të papritura. Katër ankesat më të përmendura të qytetarëve janë të gjitha të lidhura me infrastrukturën: sistemet e kanalizimeve, mungesa e investimeve publike, mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastruktura rrugore.

Sa i përket mungesës së ujit të pijshëm, këto ankesa nuk janë të habitshme. Gjatë 5 viteve të fundit, Bashkia e Durrësit, e udhëhequr kryebashkiaku socialist Vangjush Dako, ka ulur investimet në sistemin e ujësjellësit nga 707.8 milionë lekë në 2012 në 14.82 milionë lekë në vitin 2016.

Ndërkohë, ndërtimi i disa projekteve prestigjioze, – njëra prej të cilave është projektuar nga një arkitekt i dënuar më parë për korrupsion, dhe ka shkatërruar të gjitha pasuritë arkeologjike, – do të kushtojë rreth 18.3 milionë euro, ose sa 40 për qind e  buxhetit të përgjithshëm të Bashkisë Durrësit për vitin 2017.

Dhe pavarësisht këtyre investimeve të mëdha, qytetarët e Durrësit – ose të paktën ata që shpenzojnë kohë për të folur me Kryeministrin në një takim që nuk ka vlerë juridike apo administrative – mendojnë se “mungesa e investimeve publike” është një nga problemet kryesore në qytetin e tyre.

Por, çfarë mund të bëjë Kryeministri? Të shkarkojë kryebashkiakun Dako, apo të injorojë “njerëzit e thjeshtë”?



Lini një koment

1 Koment për "Qytetarët e Durrësit Ramës: Duam investime në infrastrukturë e kanalizime"

avatar
Ben
Guest

Kryeministri duhet t’i mbylle urgjentisht keto cfaqje groteske, se i din mire te gjitha hallet e miletit, mos te beje sikur i degjon per here te pare! Turp, qe tallet me ata qe i dhane voten, por sillet si kali ne leme dhe kete e quan se po punon!

wpDiscuz