Zjarret, katër familje në Ulëz po luftojnë të vetme


Katër familje në zonën e Ulzës po luftojnë të vetme kundër zjarrit, pasi zjarrëfikëset nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë së zonës.

Famljet kanë kërkuar që autoritet shtetërore të ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët, në të kundërt jo vetëm banesat e pronat, por dhe jeta e banorëve rrezikohet.

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shkaktuar të paktën 14 vatra zjarri në gjithë vendin vetëm në 24 orët e fundit.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz