Vazhdojnë zjarret në gjithë vendin, 15 vatra aktive

Vazhdojnë zjarret në gjithë vendin, 15 vatra aktive

Ndërkohë që vala e nxehtësisë me emrin “Lucifer” pritet të vazhdojë deri në fund të javës, zjarret kanë vazhduar në të gjithë territorin shqiptar. Zjarrfikësit dhe vullnetarët janë duke luftuar 15 vatra zjarri të ndryshme në të gjithë vendin.

Katër familje në zonën e Ulzës po luftojnë të vetme kundër zjarrit, pasi zjarrëfikëset nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë së zonës.

Famljet kanë kërkuar që autoritet shtetërore të ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët, në të kundërt jo vetëm banesat e pronat, por dhe jeta e banorëve rrezikohet.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz