Itali, kapen 2,5 tonë drogë dhe arrestohen dy trafikantë shqiptarë

Itali, kapen 2,5 tonë drogë dhe arrestohen dy trafikantë shqiptarë

Dy trafikantë shqiptar që po transportonin 2,5 tonë kanabis janë arrestuar më 4 gusht nga Guardia di Finanza italiane, 30 milje larg bregut të Viestes. Lajmin e bën të ditur Manfredonia News.

Mësohet se dy trafikantët shqiptarë janë nisur nga Vlora të premten në mengjës dhe janë zbuluar në det nga aeroplanët e Guardia di Finanza në bashkëpunim me patrullat evropiane detare. Kur është pikasur nga policia, gomonia ka qenë duke kaluar pranë portit të Manfredonias, në Puglia të Italisë.

Në një video të publikuar nga Guarda di Finanza, tregohen trafikantët teksa hedhin pakot me drogë në det. Në total 110 paketa u nxorrën nga deti nga policia italiane. Mësohet se vlera e tyre në treg shkon deri në 20 milionë euro.

Një javë më parë Kryeministri Rama njoftoi “nisjen e një aksioni mbarëkombëtar kundër kanabisit” duke deklaruar dhe se policia zotëronte një listë me 124 persona të dyshuar si narkotrafikantë. Kjo listë ende nuk është bërë publike ose nuk i është ofruar Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia shqiptare ka munguar në aksionin e 4 gushtit të udhëhequr nga Guardia di Finanza.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz