Qytetarët kërkesë Prefektit për të kthyer vendimin për rritjen e çmimit të ujit

Qytetarët kërkesë Prefektit për të kthyer vendimin për rritjen e çmimit të ujit

Një grup qytetarësh të Tiranës i kanë kërkuar Prefektit Admir Abrija të konsiderojë të pavlefshëm vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak Tiranë në mbledhjen e 26 korrikut. Dy prej vendimeve më të rëndësishme të cilat dhe qytetarët kundërshtojnë janë rritja e çmimit të ujit të pijshëm dhe dhënien me PPP të ndërtimit të shkollave në Tiranë.

Më anë të një letre qytetarët argumentojnë se vendimet e marra në atë mbledhje janë në shkelje të ligjit:

Në mbledhjen e datës 26.07.2017 në sallën e Këshillit Bashkiak ishin vetëm 25 anëtarë ME MANADAT të vlefshëm dhe 6 anëtar të rinj që duhej të merrnin mandatin në atë mbledhje, pra do duhej të betoheshin.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua kur në fakt nuk kishte kuorum, çka bën ligjërisht të pamundur edhe betimin e 6 anëtarëe të rinj, por dhe miratimin e projektvendimeve.

Bazuar në ligjet përkatëse, qytetarët i kërkojnë Prefektit Abrija të rikthejë për shqyrtim në Këshillin Bashkiak vendimet e datës 26 korrik.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz