Tirana, qyteti i një mijë kopjimeve

Tirana, qyteti i një mijë kopjimeve

Qytetarët mund të kenë vënë re se në faqen e tij ne Facebook, perveç postimeve pothuajse te përditshme të të tij rrethuar me fëmijë të mitur, kryebashkiaku Erion Veliaj po përdor, gjithnjë e më tepër, pamje nga vende të ndryshme të botës duke i shitur si pamje të Tiranës, tashmë të kuruar prej tij.

Për shembull, një foto nga Parku Kombëtar i Kings Canyon në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u postua dje në mëngjes në Facebookun e Veliajt, me përshkrimin se fotoja ishte shkrepur diku në rrethinat e Tiranës.

Për ata që ndjekin sjelljen publike të Veliajt, kjo nuk është asgjë e re. Edhe slogani që ai ka zgjedhur në Facebook dhe Twitter —Tirana, A Place Beyond Belief , Tirana, një vend përtej të imagjinueshmes—është kopjuar nga një vepër arti e ekspozuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD)—A Place Beyond Belief e Nathan Coley.

Në të vërtetë, kohët e fundit, Erion Veliaj ka bërë shumë kopjime të tilla. Projekti i tij për të lyer fasadat është një kopje identike e projektit të Edi Ramës në fillim të viteve 2000. Kurse Masterplani i Tiranës është në thelb një kopje e modelit ekonomik që Rama e përdori gjatë kohës së tij si kryebashkiak: gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet lejeve të ndërtimit—dhe në rastin Veliaj, përveç lejeve janë shtuar edhe PPP-të dhe koncesionet.

Por, kopjimi i Kryebashkiakut Veliaj nuk ndalet këtu. Ligje, harta lokale, monumente apo hyrje në muze janë shembuj të tjerë. Më poshtë po paraqesim disa prej këtyre rasteve:

 

Majtas: tabelë informuese në Frankfurt; djathtas: tabelë informuese në Tiranë

 

Lart: memoriali në zyrat e CIA-s (SHBA); poshtë: memoriali pranë Ministrisë së Brendshme

 

Lart: Hall of Names, Yad Vashem; poshtë: hyrja e BunkArt 2, Tiranë

Shënim: Ideja për dritat në fytyra u kopjua nga artisti Christian Boltanski.

 

Lart: Pllaka prej bronzi (Stolpersteine) në Raesfeld, Gjermani, në përkujtim të viktimave të regjimit nazist; poshtë: Pllaka prej bronzi të dizajnuara nga 51NE4 për të përkujtuar viktimat e 21 janarit 2011; dora është e Edi Ramës

 

Lart: Newborn në Prishtinë, Poshtë: I ♥ Tirana, në Tiranë

Shënim:

Fillimisht njerëzit mund të linin shënime njësoj si tek Newborn në Prishtinë, por pas disa javësh bashkia vendosi se kjo punë i takonte disa artistëve të rrugës.

Zemra e “I♥Tirana” në të majtë, që nuk është kapur në këtë foto, është një strukturë metalike e ngjashme me kafazin ku njerëzit mund të futen dhe të varin drynët e tyre të dashurisë, ide e kopjuar nga Pont des Arts në Paris.

Kjo është me të vërtetë një ndërhyrje monstruoze, duke u munduar të kopjohet sloganin historik “I♥NY” me pak ndërhyrje nga Newborn dhe pak nga Parisi.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz