Efektet pozitive të Brexit, për të cilat askush nuk po flet

Efektet pozitive të Brexit, për të cilat askush nuk po flet

Më 24 korrik filluan bisedimet për një marrëveshje tregtare midis Britanisë dhe Amerikës. Pavarësisht se këto bisedime nuk mund të quhen zyrtare, për sa kohë Britania është ende pjesë e Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i SHBA-ve Robert Lighthizer dhe sekretari britanik i tregtisë Liam Fox u takuan për të biseduar konkretisht për atë që mund të ndodhë kur Brexit të hyjë në fuqi në vitin 2019.

Për dekada me radhë ka pasur negociata midis Uashingtonit dhe Brukselit për liberalizimin e tregtisë, por gjithnjë janë përplasur me bllokimin e Francës apo me vendeve të tjera evropiane.

Ndëkohë mes Britanisë dhe Amerikës këto probleme nuk ekzistojnë. Rreth një milion amerikanë punojnë për kompanitë britanike dhe një numër i ngjashëm i britanikëve punojnë për kompanitë amerikane.

Kryeministrja britanike Theresa May vazhdon të deklarojë se ajo dëshiron që Britania të jetë një “lider global në tregtinë e lirë”.

Ndaj, paralelisht me bisedimet me Uashingtonin, Britania po fillon diskutimet me Kinën, Japoninë, Indinë, Australinë dhe të tjerë shtete. Marrëveshjet e tregtisë globale duhet të plotësojnë më shumë se të zëvendësojnë marrëdhëniet ekonomike të Britanisë me vendet e BE-së.

Ideja e një Britanie me ndikim më botëror, pas daljes nga BE, duket një goditje e papritur. Pjesa më e madhe e komenteve gjatë vitit të kaluar, pas votimit për daljen nga BE, e përshkruanin Brexit si një fenomen nazist. Kudo vazhdon të shkruhet ende se votimi në shumicë për të dalë nga BE ishte për shkak të emigrantëve.

Në fakt, në sondazhet përpara dhe pas votimit u vu re se çështja kryesore për qytetarët pro daljes nga BE ishte demokracia.

49 për qind e atyre që kishin votuar për të dalë nga BE u shprehën se donin të risillnin vendim-marrjen mbrapsht në Britani, e vetëm 33 për qind thanë se donin më shumë kontroll për emigracionin.

E njëjta prirje mund të shihet dhe në tendencën e mediave për të gjetur lajme ekonomike të këqija për Britaninë që duhet të lidhen në një mënyrë ose tjetër me Brexit, kur në të vërtetë, sipas të dhënave të dy javëvë të fundit: papunësia u ul pas votimit në 1,49 milionë nga 1,67 milionë që ishte në qershor të vitit të kaluar; kërkesat për prodhim janë në nivelet e tyre më të larta që nga gushti 1988; shitjet me pakicë janë rritur me 2,9 për qind krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar; eksportet u rritën me 10 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sa për rënien e supozuar të Londrës si qendër financiare, një numër bankash evropiane, përfshirë Deutsche Bank dhe ING, kanë rritur operacionet e tyre që nga referendumi.

Pavarësisht gjithë efekteve që Brexit mund të ketë në të ardhmen, gjë që mbetet për tu parë, aktualisht Britania mund t’i gëzohet faktit se shumë prej parashikimeve ekonomikë që u thanë përpara votimit, – se si ekonomia britanike do të shkundej fort që pa dalë mirë nga BE, – në fakt nuk po rezultojnë të vërteta.

Marrë nga New York Times



Lini një koment

1 Koment për "Efektet pozitive të Brexit, për të cilat askush nuk po flet"

avatar
g.o.n.e.
Guest

Ky nuk është një opinion i NYT por thjesht një koment i një parlamentari të djathtë britanik, për më tepër i një Brexiteer-i të devotshëm (Daniel Hannan (@DanielJHannan), Conservative of South East England, is a member of the European Parliament and the author, most recently, of “What Next: How to Get the Best from Brexit.”)

wpDiscuz