Green Card — Presidenti Trump kërkon të ndryshojë rregullat

Green Card — Presidenti Trump kërkon të ndryshojë rregullat

Ditën e mërkurë, Presidenti amerikan Trump i paraqiti senatit rregullat e rja për përfitimin e lejes së përhershme të qendrimit  (Green Card) në SHBA. Ligji mbi emigracionin e ligjshëm ka më shumë se gjysëm shekulli që nuk ndryshohet, pavarësisht përpjekjeve të herë pas hershme të presidentëve të ndryshëm amerikanë.

Ndryshimet kryesore të propozuar nga administrata e Trump mbi këtë ligj janë:

Të gjithë të huaj të cilët duan të emigrojnë në SHBA do të pranohet në bazë të sistemit të pikëzimit. Ky system do të jetë i ngjashëm më atë të zbatuar nga Kanadaja dhe Australia. Sistemi i pikëzimit do të përfshijë aftësinë në gjuhën angleze, aftësitë në punë dhe nivelin e shkollimit.

Ulja e numrit të personave të cilët emigrojnë në SHBA përmes programit të emigracionit me bazë familjare, duke i prerë kështu rrugën për emigrimin e vëllezërve, motrave dhe fëmijëve në moshë madhore të qytetarëve amerikane. Fëmijët monrenë dhe bashkëshorti/ja lejohen të aplikojnë.

Ulja e numrit të dhënies së lejes së përhershme të qendrimit (Green Card) nga një milionë në 500 mijë në vit.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz