Zona ekonomike e Spitallës jepet me koncesion për 99 vjet

Zona ekonomike e Spitallës jepet me koncesion për 99 vjet

Ministria e Ekonomisë ka shpallur para pak ditësh fituesin e koncesionit për ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (ZTZHE) të Spitallës, në Durrës.

Zona e lirë ekonomike do të ketë një sipërfaqe prej 101 hektarë dhe do t’i jepet për 99 vjet me një qira simbolike prej 1 euro, konsorciumit të kompanive “Pelikan” shpk, “The Best Construction” shpk dhe “Vëllezërit Hysa” shpk.

Konsorciumi i kompanive, i cili do të përfitojë nga taksa preferenciale, parashikon të ndërtojë një fabrikë për pasurimin e ferro-kromit, një investim prej 39 milionë eurosh që mund të punësojë deri në 2500 punonjës.

ZTZHE në Spitallë është një prej tri zonave të lira ekonomike të shpalluara nga Ministria e Ekonomisë që në gusht të vitit 2015. Dy zonat e tjera janë në Koplik dhe Vlorë.

Dhënia me koncesion e zonës ekonomike në Spitall ka histori të gjatë. Në vitin 2008, qeveria Berisha njoftoi zhvillimin e një parku industrial prej 805 hektarë, me koncesion 35-vjeçar. Plani nuk u zbatua asnjëherë.

Në janar 2015, qeveria e Rama e zvogëloi sipërfaqen e zonës në 500 hektarë, me një çmim simbolik prej 1 euro dhe një koncesion prej 35 vjetësh. Në korrik të vitit 2015, kohëzgjatja e koncesionit u shtri deri në 99 vjet.

Përkundër thashethemeve rreth investitorëve turq apo maqedonas, tenderi, i hapur nga qeveria, mori vetëm dy oferta nga kompani kineze pa asnjē eksperiencë të mëparshme në këtë fushë. Një nga dy ofertuesit publikoi një foto në internet ku kishte dalë së bashku me vëllain e kryeministrit Rama. Ky tender u anullua në shkurt të vitit 2016 nga Kryeministri Rama për të “shmangur spekulimet politike”:

“Unë dëgjova një akuzë për një proçes transparent, me proçedurë ndërkombëtare, për zonën ekonomike të Spitallës dhe vetëm për faktin që im vëlla ishte shoqëruar me një shokun e tij që nga emigracioni në Amerikë, që është sipërmarrës dhe është i lidhur me kompaninë që mund të ishte fituese, unë i kërkova ministrit anullimin.”

Ndërmarrjet kineze, megjithatë, morën një përgjigje zyrtare nga ministrja Milva Ekonomi ku shkruhej se “dokumentet e tyre nuk plotësonin kushtet e vendosura nga Ministria e Ekonomisë.” Më pas në prill 2016 sipërfaqja e zonës u reduktua më tej në 200 hektarë.

Në shkurt 2017, një tender i dytë u njoftua nga ministrja Ekonomi për 101 hektarë, i cili tani u fituar nga konsorciumi shqiptar



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz