Temperaturat e larta shkaktojnë 16 vatra zjarri

Temperaturat e larta shkaktojnë 16 vatra zjarri

Temperaturat e larta të javëve të fundit kanë shkaktuar një numër të madh zjarresh në të gjithë vendin. Që nga mëngjesi i sotëm, janë raportuar 15 raste zjarresh, pa përmendur dhe rënien e zjarrit në landfillin e Sharrës pranë Tiranës, zjarr që ka prodhuar tym toksik gjatë ditëve të fundit.

Gjithashtu afër Tiranës, një tjetër vatër zjarri në malin Dajti kërcënon antenat e kompanive të telefonisë celulare dhe disa restorante.

Në të gjitha rastet, shërbimet e emergjencës po punojnë për të shuar zjarret.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz