Përse Veliaj fsheh bilancet e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë?

Nga Carlo Alberto Rossi,
Përse Veliaj fsheh bilancet e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë?

Debati mbi vendimin për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, pavarësisht miratimin të paligjshëm në Këshill Bashkiak vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve të qytetarëve.

Nga njëra anë Kryebashkiaku Veliaj dhe zëdhënësit e tij vazhdojnë të thonë se duke rritur çmimin e ujit do të mblidhen mjaftueshëm fonde për të kryer investimet e nevojshme për të siguruar furnizimin 24 orë me ujë të qytetarëve.

Nga ana tjetër janë një numër gjithmonë e më i madh i qytetarëve, të cilët kuptojnë se ky arsyetim fsheh diçka tjetër të cilën as kryebashkiaku dhe as zëdhënësit e tij nuk duan ta thonë.

Exit.al ka arritur të sigurojë bilancet e dy viteve të fundit të UKT sh.a. E vërteta e shfaqur nga bilancet, pavarësisht se ato janë të manipuluara dhe të mbushura me shifra jo të verifikueshme nga audituesit është që shoqëria UKT sh.a për shumë vite është administruar nga persona të paaftë dhe të pandershëm. Këto persona kanë fshehur përgjegjësitë e tyre duke krijuar borxhe jo të shlyeshme, duke fryrë bilancet dhe fallsifikuar çdo zë në bilanc në mënyrë që askush të mos kuptojë realitetin.

Kjo mënyrë e keq administrimit, jo vetëm nuk u hoq nga Kryebashkiaku Veliaj, por gjatë dy viteve të fundit u përkeqësuar edhe më shumë.

Megjtihëse, UKT në kohën kur Veliaj u bë Kryebashkiak ishte prej vitesh një shoqëri e falimentuar, sot  gjendja e saj është shumë më keq.

Këtë gjë e tregojnë borxhet e shoqërisë të cilat kapin vlerën e 9, 5 miliardë lekëve, vlerë e njëjtë me të ardhurat nga tre vjet faturime. Rritja e numrit të faturave të papaguara nga kompanitë, institucionet dhe familjet e thjeshta, rritja e numrit të çështjeve në gjykatë për largimet nga puna, çështja e pazgjidhur e zërave të ndryshëm aktivë të kontabilitetit dhe të klasifikimit të kredive (për të cilat dy bilance nuk janë çertifikuar plotësisht nga audituesit), për të mos folur për çështje teknike si humbjet në rrjet, ulja e numrit të kontratave të reja të lidhura, numri i madh i përdoruesve që nuk përfitojnë nga shërbimet e kanalizimeve dhe në fund, çështja shqetësuese e furnizimit të ujit me orar.

Ndoshta mund të thjeshtohet duke fajësuar qytetarët që nuk paguajnë faturën e ujit, por në të vërtet — mbështetur edhe tek bilancet — UKT ka një problem të madh në menaxhim, i cili pengon funksionimin e kompanisë. Ky problem duke se është rritur gjatë muajve të fundit, në të cilët është zgjedhur të “investohet” në reklama dhe marketing, duke shkurtuar buxhetin për punimet e mirëmbajtjes.

UKT shet çdo ditë rreth 3 miliardë lek ujë. Vetëm rreth 23 për qind e ujit të shpërndarë nga ujësjellësi tarifohet, ndërsa rreth 67 për qind jo, dhe këto para të cilat nuk arkëtohen janë ato që mungojnë në bilancin e fundvitit. Një menaxhim efikas do të përqendrohej mbi këtë çështje dhe në vendosjen e matësave për 40 për qind të familjeve që ende nuk i kanë ato.

Mungesa e matësave në pjesën më të madhe të lidhjeve pengon dallimin e lidhjeve të rregullta nga ato klandestine. Mbi të gjitha pengon marrjen e një raporti të qartë ndërmjet ujit të prodhuar dhe të lëshuar në rrjet dhe vlerës së arkëtuar, ndaj sasi të mëdha të ujit të prodhuar sot nuk dihet se ku përfundojnë.

Të ardhurat e përfituara nga matësat përbëjnë një tjetër zë fitimi në buxhetin e UKT-së. Por të ardhurat nga shitja dhe instalimi i matësave po ulen, sepse mesa duket drejtimi i kompanisë nuk po punon, ndoshta edhe për shkak të largimeve nga puna në masë e teknikëve të vjetër.

Kur UKT të arrijë të arkëtojë të gjitha faturat, atëherë fitimi prej 5 milionë euro në vit i deklaruar në bilanc do të jetë i shpenzueshëm dhe i vërtet. Me ato 5 milionë euro, duke i shtuar edhe financimet e qeverisë dhe të donatorëve të huaj mund të bëhen investime për të përmirësuar rrjetin dhe duke e bërë ujin të pijshëm, pa qenë nevoja e rritjes së çmimit të ujit.

Për të justifikuar rritjen, Veliaj tha se për pesë vitet e ardhshme duhen 220 milionë euro investime, shifër e ekzagjeruar për një shoqëri që shet 25 milionë euro ujë në vit dhe arkëton më pak se 20 milionë lek ujë në vit.

Çfarë do të bëhet me gjithë këto para?

Sipas deklaratave të Veliaj duket se UKT do të rrisë kapacitetin prodhues, të ndërtojë dalje të re për digën e Bovillës në një rezervuar të madh në Yzberisht dhe në vepra të tjera të vogla.  Por asnjëra prej tyre nuk justifikon shumën prej 165 milionë euro investime publike. Ndaj një mundësi është:

Veliaj do të rrisë çmimin e ujit me 40 për qind dhe të ardhurat e rritura nga arkëtimet do t’i përdorë për të justifikuar borxhet e reja të marra me bankat e nivelit të dytë. Në këtë mënyrë ai nuk duhet t’i nënshtrohet kontrollit mbi procedurat e prokurimeve. Por kjo strategji nuk mund të funksionojë, sepse në të vërtete UKT sipas rregullave të Bankës së Shqipërisë nuk mund të financohet nga askush tjetër përveç shtetit, sepse niveli i borxheve të saj është tashmë shumë i lartë, menaxhimi i saj është joefiçent, dhe bilancet e saj nuk certifikohen nga audituesit e huaj.

Nëse Veliaj do me të vërtëtë të vërë në funksionim UKT, duhet të heqë dorë nga rrija e çmimit, nga projektet për shkrirje me Ujësjellësin e Pulias, apo për shitjen e UKT-së tek kinezëve, të heqë dorë nga propaganda.

Nëse Veliaj do të donte me të vërtë të vinte ne funksionim UKT, duhet të ndryshojë të gjthë ekipin drejtues të dështuar të UKT-së dhe të përdorë paratë që shpenzon për koncerte në sheshe për të përmirësuar matësat dhe kanalizimet e ujësjellësit. Kështu ai do të zbulojë që në vend të 100 milionë metrave kub të nevojshëm çdo vit për furnizmin me ujë të qytetarëve do t’i mjaftonin pak më shumë se 50 milionë metra kub në vit për të furnizuar mirë qytetin, pa qenë nevoja për investime në puse dhe në pastrimin e ujit.

Kjo është në fakt paradoksi i një kompanie të drejtuar në mënyrë shkatërruese: nevoja e vërtet për ujë në Tiranë edhe në të ardhmen do të jetë më e vogël se sa 100 milionë metra kub që prodhohen tani dhe më pas hidhen, dhe këtë Veliaj e di shumë mirë, sepse është e shkruar shumë qartë në planin strategjik të cilin ai nuk e bën publik.



Lini një koment

2 Komente për "Përse Veliaj fsheh bilancet e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë?"

avatar
tupi
Guest

jane bere bilancet publike ne faqen e UKT, por kush e can koken, jane ne plazh populli.

tupi
Guest

faqja 8 mungonte. Ne fq. 72 jane te ardhurat nga lidhjet e reja, dhe jane me pak nga viti 2015, me pak lidhje.

wpDiscuz