Bashkimi Evropian: Shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil përgjegjësi e Bashkisë Sarandë

Bashkimi Evropian: Shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil përgjegjësi e Bashkisë Sarandë

Një javë pasi në Ksamil shpërthyen ujërat e zeza dhe u derdhën në det, Bashkimi Evropian i është përgjigjur kërkesës së redaksisë së Exit lidhur me përgjegjësinë mbi rrjetin e kanalizimeve në Bashkinë Sarandë.

Pas shpërthimit që largoi turistët nga plazhet e Ksamilit, Bashkia Sarandë dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës (UKS) pohuan se ndërtimi i kanalizimeve ishte një projekt i BE dhe se BE ishte përgjegjëse për tenderimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e tij. Ata pohuan gjithashtu se projekti nuk ishte dorëzuar ende nëbashki, prandaj ishte përtej përgjegjësisë së tyre.

Në përgjigjen e BE-së, zëdhënësi Ernest Bunguri deklaroi se projekti i kanalizimeve në Ksamil i është dorëzuar qeverisë shqiptare në vitin 2017, pra njëkohësisht përgjegjësia është transferuar tek Bashkia Sarandë:

Rrjeti i ri i kanalizimeve në Ksamil, i financuar nga BE, është përfunduar, testuar dhe i është dorëzuar Qeverisë shqiptare në prill 2017, e cili e ka marrë dhe ja ka transferuar projektin Bashkisë Sarandë. Që nga maji i vitit 2017, rrjeti i kanalizimit operohet dhe menaxhohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Sarandës.

Në rast defektesh, rrjeti është nën garanci nga kontraktuesi për një periudhë njëvjeçare që përfundon në prill 2018. Shpërthimi i tubit që ndodhi më 26 korrik 2017 është duke u hetuar nga kompania mbikëqyrëse e punimeve. Një pjesë e tubit që shpërtheu është dërguar në Tiranë për inspektim dhe testim më të hollësishëm. Përgjegjësia për incidentin do të mbahet nga ata që janë përgjegjës për të, por duhet pritur deri në përfundim të hetimit.



Lini një koment

1 Koment për "Bashkimi Evropian: Shpërthimi i ujërave të zeza në Ksamil përgjegjësi e Bashkisë Sarandë"

avatar
trackback

[…] peinlicher die EU Krimniellen erneut: Die EU wird nun behaupten, das die Stadt Sarande die Verantwortung für das illegale Projekt übernommen, wo es nie eine […]

wpDiscuz