Samiti i Triestes: A e hapi “thesin” BE dhe për kë?

Nga Rezearta Çaushaj,
Samiti i Triestes: A e hapi “thesin” BE dhe për kë?
Liderët e Ballkanit gjatë Samitit të Triestes

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp të mbajtur sot për Samitin e Triestes u shpreh se “Shqipëria mori gadishmërinë për financim të projekteve”.

Kështu, Kryeministri e pranoi se vendi ynë ka qënë i vetmi, i cili nuk ka marrë asnjë fond investimi gjatë Samitit.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur me Shqipërinë edhe në vitin 2015. Më 2015, në faqen e Ministrisë së Jashtme dhe në media u transmetua një kronikë e fryrë mbi pjesëmarrjen e ministres Gjosha në Komferencen Rajonale ADRION, si dhe disa takimeve me zyrtarë të BE-së dhe të Italisë, vendit ku zhvillohej takimi.

Veç propagandës, nuk jepej asnjë informacion i dobishëm, prandaj meqë ishte konferencë me pjesëmarrje nga vendet e Ballkanit, kontrollova për informacion në faqet zyrtare të vendeve fqinje.

Serbia kishte publikuar një informacion të zgjeruar mbi projektet e veta, qëllimin e Konferencës dhe jepte edhe adresën e faqes zyrtare të konferencës për ata që donin të thelloheshin. Të njejtën gjë kishin bëre edhe vendet e tjera.

Në faqen zyrtare të konferencës ishin publikuar vendet dhe projektet përkatëse. Nuk kishte asnjë propozim nga Shqipëria, Ministrja Gjosha vetëm kishte mbajtur një fjalim bajat mbi nevojën për bashkëpunim dhe më pas i bënte thirrje Italisë për investime.

Atë vit u shpërndanë 100 milionë euro mes vendeve pjesëmarrëse ku spikasnin Greqia dhe Mali i Zi. Ministrja jonë kishte kishte shkuar praktikisht me pushime: kishte mbajtur një fjalim dhe asgjë më tepër.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur këtë vit në Samitin e Triestes, ku pritej të hidheshin propozime për projekte konkrete investime nga vendet pjesëmarrëse, veçanërisht në fushën e transportit dhe energjitikës.

Nga sa është raportuar nga buriemt zyrtare dhe media, suket se Shqipëria nuk ka paraqitur projekte dhe, si rrjedhim, financimet u kanë shkuar vetëm fqinjëve.

Për të përgënjeshtruar këto lajme, qeveria ka angazhuar mediat e saj me lajme bombastike se ne kemi thithur 30 përqind të investimeve të BE-së. Duke mos dhënë detaje, është e lehtë që çdo kush mund të mashtrohet.

Por në fakt bëhet fjalë për një fond të zakonshëm, të quajtur Western Balkans Investment Framework, që miratohet çdo vit për vendet e Ballkanit për projekte të vogla për të cilat ato aplikojnë.

Këtë vit ne kemi përfituar vetëm një fond prej 3,35 milion euro për 4 projekte.

Mund të krijoni një ide se sa i vogël është ky fond duke patur parasysh që projekti i Pazarit të Ri i Fondit te Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan në bashkëpunim me tregtarët dhe një kontribut të Bashkisë ka kushtuar rreth 8 milion euro.

Fakti më interesant është se ky fond është miratuar që në 15 qershor dhe lajmi u dha vetëm dje, i shtrembëruar.

Ndihma u përmend si ndihmë e BE dhe u trajtua si përgënjeshtrim i zërave se Shqipëria nuk ka paraqitur projekte me qëllim thithjen e fondeve, të cilat janë shpërndarë në Samitin e Triestes.

Ndërkohë që e vërteta është se dy ngjarjet nuk kanë lidhje; jo vetem si programe të asistencës, por janë të ndryshme në kohë e në vendndodhje.

Ndërsa Samiti po zhvillohet ditët e fundit, Komiteti i WBIF ka një muaj që ka miratuar ndihmën modeste financiare në Suedi.

Kemi nje shpjegim perse Shqiperia ka marr 30% te financimit. Kjo, sepse vendet fqinje jane te perqendruara ne thithjen e projekteve te medha.

Fqinjët  harxhojnë resurse, bashkëpunojnë, kontribuojnë dhe përfitojnë. Shqipëria ofron shfaqje e fjalime dhe nuk bën as një përpjekje serioze për të tërhequr investime.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz