Rinumërimi i kutive zbulon skemën e vjedhjes së votave në Tiranë

Rinumërimi i kutive zbulon skemën e vjedhjes së votave në Tiranë
Gjatë procesit të rinumërimit të votave

Rinumërimi i 64 prej kutive të votimit në qarkun e Tiranës tregoi se vetëm në 7 kuti numërimi ishtë bërë në mënyrë korrekte. Në 57 kuti, ose 89 për qind, KQZ konstatoi se shifrat e hedhura nga Grupi i Numërimit të votave në procesverbale nuk korrespondonte me numrin e saktë të votave në kuti.

Të gjitha partitë kryesore PS, PD dhe LSI duket se kanë vjedhur vota sistematikisht nga partitë më të vogla, aq sa numri total i votave të të gjitha partive në procesverbalet e reja ka ndryshuar, duke treguar një rezultat më të ulët me disa dhjetra vota për partitë e mëdha.

Partia më “eficente” në këtë skemë vjedhjesh duket se është LSI e cila në 64 kuti ka përvetësuar 80 vota që nuk i takojnë asaj, por i janë vjedhur vetëm 6 vota nga partitë e tjera.

PDIU, e cila së bashku me PS-në kishte kërkuar rinumërimin e pjesshëm, arriti të fitojë në total vetëm 5 vota më tepër,të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur pragun zgjedhor. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mbetet kështu jashtë Parlamentit.



Lini një koment

2 Komente për "Rinumërimi i kutive zbulon skemën e vjedhjes së votave në Tiranë"

avatar
trackback

[…] partitë më të vogla, si LIBRA dhe SFIDA. Nga 64 kuti, në 57 prej tyre votat e numëruara, ishin “raportuar” gabim në procesverbalet nga numëruesit. Në total në këto kuti, numëruesit e PS, PD, LSI dhe […]

trackback

[…] Skema e “vjedhjeve” të votova u zbulua nga KQZ gjatë rinumërimit të 64 kutive në qarkun e Tiranës, kërkesë kjo e PDIU dhe PS. […]

wpDiscuz