Votat e kujt kanë vjedhur PS, PD, LSI e PDIU?

Votat e kujt kanë vjedhur PS, PD, LSI e PDIU?

Rezultatet e rinumërit të 64 kutive në Qarkut të Tiranës tregoi se të gjitha partitë kryesore kanë vjedhur sistematikisht vota nga partitë më të vogla, si LIBRA dhe SFIDA. Nga 64 kuti, në 57 prej tyre, votat e numëruara, ishin “raportuar” gabim në procesverbalet nga numëruesit. Në total në këto kuti, numëruesit e PS, PD, LSI dhe PDIU “gabuan” me 294 vota.

Një video e publikuar dje gjatë emisionit “Të paekspozuarit” tregon se vetëm në 7 kuti votimi, 40 vota të partisë LIBRA të Ben Blushit numërohen si vota për një nga partitë e mëdha. Siç duket qartë dhe në video, numëruesit e votave fshehin votat e LIBRA-s me gisht.

Megjithëse LIBRA ka denoncuar publikisht vjedhjen e votave, KQZ la një afat shumë të shkurt për ankesa ndaj numërimit përfundimtar, duke bërë që LIBRA të mos dorëzonte brenda afatit ankesën e plotë me numrat e kutive.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz