Kryeministri Rama ndërron mendim për “listën e zezë”

Kryeministri Rama ndërron mendim për “listën e zezë”

Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama publikoi një listë me emrat e zyrtarëve të akuzuar më shpesh nga ndjekësit e tij në Facebook për shpërdorim detyre, shkelje të ligjit apo thjeshtë sjellje negative ndaj qytetarëve.

Publikimi i emrave të rreth 100 zyrtarëve të tillë, të “denoncuar” në Facebook ka ngjallur reagime të shumta, e mbi të gjitha dhe vetë Kryeministri Rama, në dy ditë ka ndryshuar tonin e deklatave të tij për listën.

Më 13 korrik, në profilin e tij në Facebook Zoti Rama shkruan:

” ‘Lulet mos më prek’ dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!

Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PËR SHQIPËRINË QË DUAM, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta.”

14 korrik, në një takim me banorët e Librazhdit, Zoti Rama u shpreh:

“U bë nami për një listë që doli në FB tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerr të këqijtë, apo për ti dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar. Ata që kanë komentuar, janë njerëz real, apo fshihen pas profileve të tjerëve.”



Lini një koment

1 Koment për "Kryeministri Rama ndërron mendim për “listën e zezë”"

avatar
trackback

[…] përveç “zemërimit” të ndjekësve të Edi Ramës në Facebook? A e lexoi dikush atë që tha Kryeministri Rama se “qeverisja do të jetë ferr […], ju nuk keni parë asgjë akoma! […]

wpDiscuz