Kapen 15,7 ton drogë, bien poshtë pretendimet e Policisë së Shtetit

Kapen 15,7 ton drogë, bien poshtë pretendimet e Policisë së Shtetit

Një operacion i shtrirë në gjithë vendin i Policisë së Shtetit ka arritur të kapë 15,7 tonë kanabis mesnatën e djeshme.

15 tonë kanabis u zbuluan në fshatin Llakatund të Vlorës, ku u zbulua dhe një parcelë më 260 rrënjë kanabis, që i përkiste inspektorit të zonës me iniciale L.L.

700 kilogramët e tjerë të kanabisit u kapën në Kavajë gjatë momentin të transportimit nga një fshat në tjetrin.

Një javë më parë, ministri Demiraj, pas një inspektimi ajror, deklaroi se nuk ka kultivim në mase të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar.

Po ashtu dhe Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari deklaroi se nga janari në korrik 2017, kultivimi i kanabisit është ulur më 17 herë në krahasim më të njëjtën periudhë një vit më parë.

Rasti i Llakatundit e Kavajës, rastet e muajve të fundit, si dhe raportimet e ndërkombëtarëve nuk duket se mbështesin pretendimet e zyrtarëve të lartë. Po ashtu, edhe një herë tjetër u provua se vetë punonjësit e policisë janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Kryeministri Rama ka deklaruar se këtë vit “do t’i vihet një herë e mirë kapaku këtij fenomeni”, por duket se ka ende shumë punë për tu bërë si me pastrimin e radhëve të policisë, ashtu dhe me asgjësimin e parcelave të kanabisit.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz