KQZ rinumëron kutitë, shtohen votat për PDIU

KQZ rinumëron kutitë, shtohen votat për PDIU
Gjatë procesit të rinumërimit të votave

Komisioni Qendror Zgjedhor po rinumëron sot 64 kuti të qarkut Tiranë të ankimuara nga PDIU dhe PS.

Deri më tani, në 11 kuti e para, PDIU ka marrë 5 vota më shumë nga sa ishin shënuar fillimisht në procesverbalet e kutive.

Kreut të PDIU Shpëtim Idrizit i duhet 37 vota për të kaluar pragun prej 3 për qind dhe për të fituar mandatin në kuvend.

Sipas vendimit të KQZ për rezultatin e qarkut të Tiranës, PDIU fitoi 12.347 vota ose 2.98 për qind, 0.02 për qind nën pragun e nevojshëm.

Zoti Idrizi në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar vjedhjen e votave në dëm të partisë së tij, veçanërisht në  tavolinat e numërimit në të cilat PDIU nuk kishte përfaqësues.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz