Eurodeputeti McAllister: Deri në vitin 2019 nuk ka anëtarësime, Shqipëria ende larg

Eurodeputeti McAllister: Deri në vitin 2019 nuk ka anëtarësime, Shqipëria ende larg
David McAllister

Eurodeputeti David McAllister, një prej negociatorëve mes Kryeministrit Rama e Kreut të PD Basha, përforcoi deklaratat e Komisionerit Hahn se aktualisht më pranë negociatave me BE janë Mali i Zi dhe Serbia, vendet e tjera kanë ende shumë punë për të bërë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Zoti McAllister sqaroi se deri në vitin 2019 asnjë shtet nuk do t’i bashkohet BE-së.

Ndër të tjera eurodeputeti deklaroi:

“Shtetet [e Ballkanit Perëndimor] po i afrohen BE me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është pararendësi për momentin, Serbia po bën përparime.”

“[Anëtarësimi] varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Po të ecë gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit.”

“Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker e bëri të qartë se në këtë legjislaturë (deri në qershor 2019) ne [BE] nuk do të pranojmë asnjë vend.”

“Kemi nevojë për përparime në gjërat themelore, në sundimin e së drejtës, në lirinë e mediave, në demokracinë e fortë, në të drejtat për opozitën. Këto janë vlera kyçe.”

“BE do t’i mbështesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ndihma financiare [që BE jep për Ballkanin] ka rëndësi jetësore. Bëhet fjalë për vende të reja pune dhe për rritje ekonomike, infrastrukturë dhe arsim.”

“Stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet për gjithë Evropën.”



Lini një koment

1 Koment për "Eurodeputeti McAllister: Deri në vitin 2019 nuk ka anëtarësime, Shqipëria ende larg"

avatar
trackback

[…] të presin. Sot eurodeputeti McAllister, po ashtu një prej negociatorëve mes Ramës e Bashës, u shpreh se negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së nuk do të fillojmë më herët se viti 2018, pavarëisht […]

wpDiscuz