Komisioneri Hahn pro krijimit të Zonës Ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Komisioneri Hahn pro krijimit të Zonës Ekonomike të Ballkanit Perëndimor
Komisionieri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerimin e BE Johannes Hahn mbështeti sot publikisht krijimin e Zonës Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Duke folur në Samitin e Triestes që po zhvillohet tani, Zoti Hahn tha se krijimi i këtij tregu të përbashkët ka për qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit.

Komisionari Hahn theksoi se ky projekt nuk do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të vijojnë procesin e integrimit në BE. Përkundrazi,  bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit do të shërbente si pregatitje për t’u bërë më pas më lehtë pjesë e tregut të përbashkët evropian.

Një ndër arsyet se përse sipas Hahn Ballkani duhet të integrohet në BE është dhe ofrimi i mundësive që të rinjtë të qëndrojnë dhe të ndihen evropianë në shtetet e tyre, e jo t’i braktisin ato.

Krijimi i një zonë të përbashkët ekonomike do të shkurtonte barrierat tregtare dhe doganore mes gjashtë shteteve. Sipas BE-së ky projekt, pjesë e të cilit do të jenë 20 milionë banorë që jetojnë në këto shtete, mund të krijojë deri në 80 mijë vende pune.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz