FMN ndihmon qeverinë për krijimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave

FMN ndihmon qeverinë për krijimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave

Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndihmon autoritetet shqiptare për ndërtimin e një Sistemi Kombëtar të Dhënash lidhur me situatën ekonomike në vend.

Një ekip nga Departamenti i Statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar është angazhuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare për ngritjen e një sistemi të tillë. Sistemi synon të shërbejë si një faqe e vetme ku mund të merren të gjithë të dhënat për situatën makroekonomike.

Publikimi dhe pasja akses tek të dhënat makroekonomike nga ana jo vetëm e politikanëvë, por dhe e investitorëve vendas e të huaj është një nga kriteret që FMN i ka kërkuar qeverisë Rama të plotësojë.

Sipas FMN-në ky sistem do t’i ofrojë më shumë transparencë investitorëve dhe do të përmirësojë klimën e të bërit biznes.

Mbetet për tu parë se si do të realizohet në të vërtetë ky projekt, pasi në shumë raste, pavarësisht kuadrit të mirë ligjor, institucionet nuk arrijnë të ofrojnë shërbimet e transparencën e duhur. Rasti më i fundit është ai i denoncuar një ditë më parë nga Exit.al, lidhur me sistemin e vendimeve të Agjensisë Kombëtarë të Planifikimit të Territorit, e cila në kundërshtim me ligjin, nuk i publikon për muaj me radhë vendimet e mbledhjeve të KKT-së.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz