Pesë ditë pas zgjedhjeve fillon betonizimi i Tiranës

Pesë ditë pas zgjedhjeve fillon betonizimi i Tiranës

Sot, në orën 19: 30 tek lulishtja pranë Policisë Bashkiake, tek zona e njohur si Parku i Autobuzëve, sërish banorë të zonës dhe qytetarë aktiv do të protestojnë kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh, të miratuar nga Kryebashkiaku Veliaj.

Kjo është dita e dytë e protestave. Dje, qytetarët hoqën gardhin dhe u futën brenda perimetrit ku do të ndërtohet, në mbrojtje të atyre pak hapësirave të gjelbra që kanë mbetur.

Parku i inaguruar nga ish-Kryebashkiaku Lulzim Basha, do kthehet tashmë në një kompleks pallatesh për një nga njerëzit e afërt të Kryeminsitrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Një muaj më parë, punonjësit e Bashkisë Tiranë shkulën mënyrë të paligjshme pemët në këtë zonë duke hapur rrugën e betonizimit të kësaj hapësire të vogël publike që u ka shërbyer dhjetra mijëra banorëve të kësaj zone.

Gjatë fushatës elektorale në vitin 2015, Zoti Veliaj premtoi se do të punojë për rritjen e hapësirave të gjelbra në Tiranë, por ka bërë të kundrtën, ndër të tjera duke pakësuar hapësirën e gjelbër në Sheshin e ri Skënderbej, duke ndërhyrë në Parkun e Liqenit dhe duke zaptuar për ndërtim një numër parqesh “për fëmijë”. Gjatë fushatës që e solli në pushtet, Zoti Veliaj “lidhi” një kontratë me pesë pika me qytetarët, të cilat ishin:

Rehabilitim dhe gjelbërim i 6000 metra katrorë hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë;

Rigjenerim dhe transformim i ish-zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit;

Aplikim i projektit “Fasadat e Gjelbërta” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale;

Identifikim dhe shndërrim i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës;

Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre.

Por në ndryshim nga këto Erion Veliaj, sipas Revistës Monitor, vetëm për periudhën janar 2016–mars 2017 ka firmosur  149 leje ndërtimi. Ndërkohë që gjatë fushatës ai kritikoi ashpër Kryebashkiakun Basha sepse për 4 vjet kishte firmosur 60 leje ndërtimi. Në një takim me elektoratin ne vitin 2015,  Veliaj shprehej:

“Në 2011 Basha tha se do të dyfishojë hapësirat me gjelbërim. Ku është ky dyfishim? Te 60 lejet e ndërtimit që u dhanë këto 4 vjet? Te lejet e ndërtimit te diga e Liqenit? Këto janë lejet e Saliut dhe Shkëlzenit. Gjërat kanë një emër dhe ato duhen thënë.”

 



Lini një koment

3 Komente për "Pesë ditë pas zgjedhjeve fillon betonizimi i Tiranës"

avatar
Meti
Guest

Ky eshte kryehajduti me i madh. Por kush e shporr tani qe ka ngulur kthetrat

trackback

[…] të cilët dje protestuan për të tretën ditë radhazi deri në orët e vona të mbrëmjes, i kërkojnë bashkisë Tiranë […]

trackback

[…] në ditën e dytë të protestës bllokuan rrugën dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të […]

wpDiscuz