Rindërtimi i sheshit Skënderbej ka rritur apo ka ulur ndotjen e ajrit?

Nga Carloalberto Rossi,
Rindërtimi i sheshit Skënderbej ka rritur apo ka ulur ndotjen e ajrit?

I ftuar pak ditë më parë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Ai tha se rindërtimi i këtij sheshi ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit nën normën e vendosur nga BE, si dhe ka ulur edhe rritjen e trafikut në kryeqytet.

Veliaj tha se Tirana trashëgoi një investim nëntokësor dhe ishte projektuar për të pasur ujë dhe shatërvanë që u përmirësua nga projekti i Brasinit. Sipas Zotit Veliaj, sheshi ishte projektuar pa aspak gjelbërim, ndërsa projekti i ri ka 50% gjelbërim.

“Vendosëm të shfrytëzonim investimin e bërë nga Rama në 2008. Në thelb sot Inspektorati i Mjedisit ka nxjerrë rezultatet dhe për herë të parë sot Tirana ka qenë nën normën e vendosur nga BE-ja. Këto janë fakte” — tha Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por, fatkeqësisht e vërteta është ndryshe:

Sheshi ka pak ditë që është hapur ndaj edhe efekti i tij në pastrimin e ajrit është vështirë për tu vënë re në një kohë kaq të shkurtër.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, klima e Tiranës ka qenë me erë të lehtë; si pasojë ajri në qendër të qytetit është pastruar në mënyrë naturale;

Sipërfaqja e gjelbërt në shesh, ndryshe nga çfarë pretendohet është zvogluar me rreth 12 mijë metra katrorë. 32 mijë metra katrorë përbëhen nga lulishte rreth Muzeut Kombëtar nga ana e Unazën. Ndërsa lulishtja përballë Bankës kombëtare dhe Muzeut Kombëtar është shtruar me pllaka. Njësoj ka ndodhur edhe me gati gjysmën e lulishtes përpara monumentit të Skenderbeut.

Bimët e mbjella tani janë disa dhjetra, shpesh të mbjella nëpër trotuaret ekzistues përballë godinës së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ose në lulishtet ekzistuese. Megjithatë shehi u inaguruar përpara se të përfundonte ndaj ndoshta Bashkia do t’i plotësojë në muajt në vijim sasinë prej 2,200 bimësh. Megjithëse një shifër e tillë duket e pabesueshme të arrihet.

100 shatërvanët e vendosur, të cilët ngjajnë më shumë më një curril uji, mund të ketë efektin freskues por jo atë të pastrimit të grimcave të pluhurit të quajtur PM10 (pjesë metalike e emetuar në ajër nga motorat e makinave).

Efekti kryesor i sheshit të ri ka qënë ngadalësimi i trafikut dhe bllokimi i tij. Korsitë e ngushta me tetë semaforë vetëm rrisin kohën e qëndrimit dhe kilometrat që makinat duhet të kryejnë. Duke bllokuar trafikun, duke rritur numrin e makinave të ndezura të cilat qendrojnë gjatë njëra pas tjetrës, rritet njëkohësisht dhe konsumi i karburantit; të gjitha këto bashkë rrisin përqindjen e grimcave të pluhurit të dëmshme për shëndetit të quajtura PM10.

Ndaj inagurimi i sheshit të ri, një vepër publike e kushtueshme dhe propagandistike e qeverisë, deri më tani duket se i vetmi funksion që kryen është bllokimi i trafikut dhe ndotja e ajrit.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz