Problemet në fushatë zgjedhore — Demiraj, të shkarkohen tre drejtorë policie


Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj kërkoi sot shkarkimin nga puna e tre drejtorëve të policisë në qarqet ku kanë ndodhur incidentet me anëtarët e LSI-së. Këtë fakt Ministri teknik Demiraj e ka bërë të ditur në një intervistë me Zërin e Amerikës. Ministri Demiraj tha se:

Unë nga ana ime kam kërkuar shkarkimin e 2-3 shefave të Komisariateve, të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre. Kam kërkuar që të largohet shefi i Komisariatit të Pukës, ka patur raste të përsëritura. Kam denoncime të përditshme që mbështet një subjekt të caktuar elektoral. Dhe për këtë qëllim kam kërkuar shkarkimin e dy shefave të Komisariateve, edhe të Dibrës, edhe të Gramshit.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz