Artan Rama dhe Publicus fitojnë çmimin e dytë të Gazetarisë Investigative

Artan Rama dhe Publicus fitojnë çmimin e dytë të Gazetarisë Investigative
Ekipi i Públicus

Gazetari e regjizori Artan Rama dhe ekipi i tij i emiosionit Publicus u vlerësuan me çmimin e dytë për Gazetarinë Investigative 2016  nga Zyra e Informacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Emisioni investigativ ‘Publicus’, i drejtuar nga Rama, transmetohej në Vizion Plus TV përpara se të mbyllej në mënyrë të papritur në tetor, në prag të publikimit të një materiali mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Producenti dhe regjizori i emisionit Artan Rama bëri të ditur në një intervistë për median BIRN arsyet e tij për bllokimin e transmetimit të emisionit.

Zoti Rama u shpreh se:

“Mendoj se vendimmarrja për të bllokuar këtë emisionin nuk lidhet vetëm me Bashkinë e Tiranës, por edhe me institucionet më të larta të qeverisjes.

Kjo qeveri nuk e ka problem raportimin apo dhe ato çka thuhet në sudio televizive. Të lënë të flasësh për të justifikuar lirinë e fjalës, për të thënë se ka demokraci, por në momentin që ti provon korrupsionin e qeveritarëve atëherë ke probleme.”

Ndërkohë Artan Rama vazhdon të mbetet një nga zërat më të spikatur në mbrojtje të publikes dhe qytetarëve. Stafi i Exit e falenderon Zotin Rama për dhjetëra shkrime për Exit.al në mbrojtje të mjedisit, trashëgimisë kulturore e arkeologjike e për denoncimet e shumta për padrejtësitë e pushtetarëve në dëm të qytetarëve.



Lini një koment

2 Komente për "Artan Rama dhe Publicus fitojnë çmimin e dytë të Gazetarisë Investigative"

avatar
trackback

[…] Një pjesë e ekipit të Elementit të pestë kanë ideuar dhe prodhuar më parë emisionin investigative Publicus. […]

trackback

[…] Një pjesë e ekipit të Elementit të pestë kanë ideuar dhe prodhuar më parë emisionin investigative Publicus. […]

wpDiscuz