Marrëveshja Rama – Basha, emërohen 3 drejtorët teknikë


Përveç gjashtë ministrave teknike që kanë nisur punën prej pak ditësh, pjesa tjetër e marrëveshjes Rama-Basha ishte edhe emërimi i pesë drejtorëve teknikë. Drejtorët e rinj teknikë janë:

Imbrahim Morina, ish-drejtori i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisë Berisha u emërua më 25 maj në krye të ALUIZNI-t, post që më parë mbahej nga Artan Lame.

Arjan Bylykbashi, ish drejtor i Zyrës së Përmbarimit Tiranë u emërua sot në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës.

Haki Mustafa, ish kryetar i Njësisë Bashkiake numër 11, u emërua sot në postin e Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së.

Kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve dhe të Planifikimit Urban  janë endje në pritje të miratimit nga Kryeministri Rama.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz