Qeveria Rama hedh 2,4 milionë euro të tjera për Lungomaren

Qeveria Rama hedh 2,4 milionë euro të tjera për Lungomaren

Javën e kaluar, Këshilli i Ministrave miratoi një “buxhet shtesë” prej 318 milionë lekësh (rreth 2.4 milion euro) për financimin e projektit të Lungomare në Vlorë. Projekti, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, po zvarritet prej vitesh, edhe pasi kryeministri Edi Rama premtoi se do të përfundojë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015.

Më 31 janar 2017, ambasadorja i BE-së Romana Vlahutin vizitoi zonën e ndërtimit dhe u shpreh  se projekti do të përfundonte më 31 prill. Por në vend të përfundimit të projektit, qeveria Rama u detyrua të derdhë më shumë para.

Lungomare nuk është projekti i vetëm i mbështetur nga BE-ja që po vuan nga keqmenaxhimi. Bypassi i Vlorës, po ashtu, që duhej të ndërtohej nga kompania italiane e falimentuar Serenissima, ka mbetur në mes dhe nuk dihet ende se kur mund të përfundojë. Në total, BE ka investuar 47 milionë euro në projekte ndërtimi rreth Vlorës.

Puna e bërë deri më tani përgjatë vijës bregdetare parashikohet të rendojë trafikun për në jug të vendit, pasi rruga është ngushtuar dhe ka vetëm një korsi. Për sa kohë Bypassi i Vlorës mbetet i papërfunduar, i gjithë trafiku i turistëve dhe pushuesve për në jug pritet të kalojë në këtë aks, po ashtu ende të papërfunduar.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz