26 ton mish pule me salmonelë kthehen në Brazil

26 ton mish pule me salmonelë kthehen në Brazil

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në një njoftim për shtyp lajmëroi se 26 ton mish pule të infektuar më salmonelë do të kthehen drejt vendit të origjinës.

Më 3 maj AKU ndaloi një ngarkesë me 26 ton mish pule të infektuar me salmonelë, të ardhur nga Brazili.

Më pas, mostra të ngarkesës së bllokuar u analizuan në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10 maj, AKU njoftoi gjetjen e salmonelës në mishin e pulës dhe bllokoi ngarkesën në Pikën Kufitare Durrës.

Ditën e premte pas kryerjes së procedurave të nevojshme, AKU vendosi kthimi mbrapsht të ngarkesës për në vendin e origjinës, Brazil.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz