Pikat kryesore të marrëveshjes Rama-Basha

Pikat kryesore të marrëveshjes Rama-Basha

Pas diskutimeve të mbrëmshme deri vonë dhe sot gjatë gjithë ditës, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë arritur një dakordësi, pikat kryesore të së cilës janë:

– Zgjedhjet shtyhen një javë për më 25 qershor 2017

– Mos lejimi në zgjedhje i koalicioneve parazgjedhore, pra të gjitha partitë do të konkurojnë si subjekte elektorale më vete

– Krijimin e një qeverie gjysëm teknike, duke emëruar në postet e mëposhtme persona teknikë me propozimin e opozitës:

– Zëvendës Kryeministër

–  Ministri i Brendshëm

– Ministri i Arsimit

– Ministri i Shëndetësisë

– Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

– Ministri i Financave

– Ministri i Drejtësisë

– Drejtori i OSHEE

– Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

– Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

– Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

– Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

– Kryetari i KQZ do të jetë propozim i opozitës

– Avokati i Popullit do të propozohet nga opozita

– Do të miratohen menjëherë komisionet e vetingut

– Do të kufizohet financimi dhe shpenzimet elektorale në fushatë dhe përmirësimi i kodit elektoral, veçanërisht ashpërsimi i dënimeve për shitblerjen e votës

– Do të zbatohet ligji i dekriminalizimit për të mos lejuar futjen e individëve me të shkuar kriminale

– Palët premtojnë të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve për të hartuar:

– reformë kushtetuese

– reformë zgjedhore, përfshi futjen e teknologjisë elektronike

– reformë të sistemit të prokurimit dhe shpenzimeve publike



Lini një koment

1 Koment për "Pikat kryesore të marrëveshjes Rama-Basha"

avatar
Qytetari
Guest

Po per kanabisin?

wpDiscuz