Pas marrëveshjes, PAA tërheq ankimin nga Kolegji Zgjedhor

Pas marrëveshjes, PAA tërheq ankimin nga Kolegji Zgjedhor

Partia Agrare Ambientaliste tërhoqi sot ankimin nga Kolegji Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave të kandidatëve për deputetë të regjistruar më 29 prill. Pak orë pas arritjes së marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës, kryetari i PAA-së Agron Duka deklaroi:

Sapo u bë marrëveshja vendimi e humb sensin sepse ne padinë e kishim pbërë për të sgtyrë datën e zgjedhjeve, kur kjo bëhet me dakordësi, në një akord politik mendoj që nuk ja vlen më që të vazhdojmë ta ndjekim në rrugë juridike. Në këto kushte u tërhoqëm nga padia.

Pyetur nga gazetarët për datën e zgjedhjeve, detaj ende i pazbuluar nga krerët e partive, Zoti Duka u shpreh:

Për datën e zgjedhjeve nuk ka dijeni, besoj se nësë merret pikë për pikë zbatimi i paketës McAllister data do të jetë me 16 korrik, por mbetet për tu parë.

Ndërkohë Partia Aleanca Popullore, e cila njësoj si PAA ka paraqitur një ankim në Kolegj Zgjedhor me të njëjtin motiv, nuk do ta tërheqë atë.

Artur Dojaka, kryetari i PAP, deklaroi:

Përkundrazi, ne do të të vazhdojmë pranë Kolegjit Zgjedhor me ankimimin që nuk është asgjë tjetër përveçse ankimim në mbështetje të ligjit dhe shtetit ligjor. Nuk mund të lë pa përshëndetur marrëveshjen e mbrëmshme mes kreut të PS dhe atij të PD, gjë e cila i hap rrugë gjithë proçesit. Por në fund të fundit ne pas 27 viteve tranzicion ne duhet të kuptojmë se proçesi nuk është thjesht marrëveshje e disave në veçanti por është një proçes ligjor.

Kolegji Zgjedhor deri më datë 22 maj duhet të marrë një vendim për ankimin e Aleancës Popullore.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz