Sheshi bosh: Arrogancë e verbër apo projektim kriminal

Nga Karlo Kuçi,
Sheshi bosh: Arrogancë e verbër apo projektim kriminal

Ditën e shtunë opozita organizoi një tjetër protestë. Manifestimi i saj qytetar dhe paqësor përgenjështroi frikën e ambasadave të huaja. Dy mijë policë dhe pothuajse tre mijë vullnetarë të PD-së qëndruan të patrazuar, sepse qetësia e ditës nuk u provokua nga asnjë incident, sado i vogël.

Por shpejt provokues u bënë të tjerë: duke qenë se ishin përgatitur për një protestë të dhunshme dhe antidemokratike e kjo nuk ndodhi, makineria e propagandës socialiste kaloi në planin B.

Edhe ky ishte një plan i mirëorganizuar me xhirimet e dronit përpara se Lulzim Basha të fillonte fjalimin e tij, të cilat u shpërndanë me fotografi dhe filmime për të justifikuara lajmin e rreme se bulevardi ishte gati bosh. Madje edhe duke bërë flasfikimime me photoshop.

Në të vertet njerëz kishte, mund të mos kishte aq sa ishin në 18 shkurt, por në bulevard ishin disa dhjetëra mijëra qytetarë. Është e vërteta që në fund të Bulevardit kishte hapësira të mëdha boshe, por në ndryshim nga 18 shkurti njerëzit qendronin anash bulevardit në hije, për shkak të temperaturave të larta.

Disa mijë protestues më shumë a më pak nuk asnjë domethënie politike, por ka vetëm një qëllim për qeverinë që të propagandojë se demokratët e kanë braktisur udhëheqjen e opozitës.

Në fakt, makina e propagandës e kishte gati këtë argument të rremë, por duke qenë se nuk u përmbush parashikimi, ata preferuan të falsifikojnë realitetin në vend që të ndryshojnë argumentin.

Argumenti, i cili lexohet në faqet e median pro qeveritare, ditën e dielë, ishte që në shesh nuk kishte njeri. Pra, populli ka braktisur opozitën, kundërshton vendimin për bojkotin e zgjedhjeve dhe elektorati i opozitës do të shkojë në zgjedhje për të votuar partitë e regjistruara në KQZ.

Me fjalë të thjeshta, qeveria po përgatitet të sjellë në votime edhe votuesit e opozitës. Votat e tyre, me siguri do të shpërndahen tek partitë e tjera, tek opozita e rreme, e përbërë me lista të pavlera, të cilat në një moment tjetër nuk do të kishin asnjë rëndësi.

Dhe kjo me qëllimin për të justifikuar në sy të botës zgjedhjet dhe parlamentin e dalë nga to, duke e ulur përfundimisht rolin e opozitës së tanishme dhe duke treguar më në fund që kriza ishte e gjitha një sajesë e udhëheqjes së vjetër të opozitës e frikësuar nga vetingu, aq shumë i dëshiruar nga i gjithë populli shqiptar pa dallime politike.

Njësoj si me deklaratat e bëra në media dhe tek komuniteti ndërkombëtar për muaj të tërë se në Shqipëri nuk ka kanabis dhe aq më pak lidhje të policisë me kanabisin, të cilat binin ndesh më atë çfarë njerëzit shihnin (tashmë realitet i pranuar edhe nga vetë Ministri Xhafaj), Edi Rama vazhdon të kundërshtojë realitetin që e shohin të gjithë, me qëllim ndërtimin e një provë të rreme, e cila do të shërbejë për të justifikuar nesër rezultatin zgjedhor.

Dhe fakti i çuditshëm është se kjo lojë po i jep rezultatet e pritshme nga Kryeministri dhe po krijon premisën për ta përsëritur sërish, ndoshta sërish me bashkëpunimin e heshtur të përfaqësuesve të huaj në vend.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz