TAP zbulon një vendbanim të hershëm, ndalen punimet

TAP zbulon një vendbanim të hershëm, ndalen punimet

Punimet për Gazësjellësin Trans Adriatik (TAP) kanë ndalur pasi në fshatin Turan të Korcës është zbuluar një vendbanim i hershëm.

një deklaratë në faqen zyrtare, TAP shkruan:

“Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapsirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme.”

Ekspertët arkeologë që monitorojnë ndërtimin e tubacionit kanë ndërprerë punën derisa të përfundojë gërmimi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Sipas TAP, trashëgimia kulturore është shumë e rëndësishme dhe ekipi i punës ka marrë të gjitha masat për të minimizuar ndikimin negativ mbi trashëgiminë kulturore, mjedisin apo komunitetet. Të gjitha artefaktet dhe gjetjet arkeologjike u janë dorëzuar autoriteteve përkatëse shqiptare, të cilat sigurojnë ekspozimin e tyre për publikun.

Në korrik të vitit 2016, TAP zbuloi në zonën e Skraparit një kapitel të shekullit VI.

Projekti TAP do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Detin Adriatik, dhe më pas në Itali. Projekti, i cili shtrihet në 215 kilometra në Shqipëri, pritet të përfundojë në vitin 2019.



Lini një koment

1 Koment për "TAP zbulon një vendbanim të hershëm, ndalen punimet"

avatar
Shpata
Guest
Ky eshte një mesim nga biznesmenet e huaj, per Zotin Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit Zotin Dako. Vangjush Dako eshte shembulli tipik i te pa diturit, i injorantit te pa skrupull, qe e vendosin ne pushtet per te perfituar ne menyre maksimale. Partise se Dakos dhe udheheqesit te ‘famshem’ te Dakos i jane ‘zene syte’ dhe nuk do t’ja dije me per vlera kombetare, as per shkaterrime te thesarit arkeologjik Shqiptar, kete e provon qendrimi i qeverise Rama ne investimet arkeologjike ne Shqiperi. Kete e provon shkarkimi i shume specialisteve te vene gjasme nga PD-ja, dhe zevendesimi me… Read more »
wpDiscuz