Për çfarë duhet t’i jemi mirënjohës Romanës sa t’i ulemi në gjunj

Nga Ilir Aliaj,
Për çfarë duhet t’i jemi mirënjohës Romanës sa t’i ulemi në gjunj

Emri i shkrimtarit Ismail Kadare jo rrallë herë ka ngjallur debate, lidhur me qendrimet e tij gjatë kohës së diktaturës. Ka nga ata që e kanë sulmuar e vazhdojnë ta bëjnë, si dhe nga ata që e hymnizojnë.

Unë i kam lexuar pothuaj të gjithë librat e tij botuar deri fund të diktaturës dhe jo ata të pas rënies së saj. Kjo për një shkak të thjeshtë: në librin e fundit të tij, para rrëzimit të diktaturës në Shqipëri, ai sulmonte dhe ofendonte poetin më të madh të Shqipërisë moderne, At Gjergj Fishtën. Kjo më mjaftoi që të mos e lexoj më Kadarenë.

Megjithatë, ka patur çaste kur Ismail Kadare më ka bërë të ndihem krenar. Ndërsa kryeja një specializim në Universitetin e Oksfordit, një ditë korriku të vitit 2005 po hyja në një librari kur befas dëgjova emrin e Ismail Kadaresë nga një anglez që kërkonte të blinte një libër të tij. Pak ditë më parë Kadare kishte fituar titullin më të rëndësishëm letrar në Britaninë e Madhe “Man Booker Prize” dhe edhe unë u ndjeva mirë për emrin e mirë që kjo u jepete shqiptarëve.

Në atë librari atje nuk e dinte kush që unë vija nga vendi i Kadaresë, por u ndjeva krenar dhe mendova se Evropa nuk na njeh vetëm për trafikantët.

Dje, lexova në media se shkrimtari Kadare i kish dërguar një letër ambasadores së Delegacionit Evropian në Tiranë, ku i kërkonte falje. Kadareja shprehej se falja e tij ishte aq e thellë sa ishte i gatshëm t’i ulej në gjunjë, për ta siguruar atë se mirënjohja e shqiptarëve për të është e pacënueshme.

Besoj si edhe shumë shqiptarë nuk prisja se do të binte deri në këtë sjellje të turpshme, ai që pretendon të jetë Laureat i Çmimit Nobel në letërsi. Sigurisht nuk e kuptoj se pse duhet një ndjesë kaq e madhe, kur shënimi i Kastriot Myftarit ishte thjesht opinion apo koment personal për Romanën.

Ajo çfarë nuk kuptoj është se cilat janë meritat e Zonjës Vllahutin që një person i tillë duhet t’i kërkoj ndjesë deri në përulësi. Ajo nuk ka bërë asgjë për vendin tonë. Dhe sikurse shkruan edhe Myftaraj në shënimin e tij pas lirimit nga policia “ajo bën mirë të largohet një orë e më parë nga vendi im”.

Po nëse shkrimtari Kadare ka ndonjë informacion që publiku nuk e di për të mirat që na ka bërë Zonja Vllahutin, atëherë sigurisht ne do t’i jemi mirënjohëse.

Por deri atëhere i lutem që përgjunjien e tij të mos e kryejë edhe në emrin tim.



Lini një koment

3 Komente për "Për çfarë duhet t’i jemi mirënjohës Romanës sa t’i ulemi në gjunj"

avatar
Eduardi Madh
Guest
Ka hallin e vajzës së tij, të cilën pa asnjë merit, e “kalbi ” nëpër ambasadat e Shqipërisë, në Paris, UNESKO été… Kuptohet tani e sheh dhe vetë se nuk është i pa vdeksh dhe kërkon që ta “blindojë” të bijën , andej nga zurat -t-il e BE-së, ku një armatë mijra vetësh, marrin roga maramëndëse, vetëm duke lehur ham,ham , dhe duke na kërkuar ne, shqiptarëve, kosovarëve, boshnjakëve etj . Shtetesh si puna jonë, që të japim provime pa fund, që profesolesha të tipit Vlautin, të na japin leksione fyese, kur vetë manifestojnë, vlera dhe çfaqje koruptive, që asnjë… Read more »
Qibarja
Guest
Vajza e Ismail Kadares, Besiana, është Ambasadore e Përhershme e Shqiparise në UNESCO. Kastrioti ka shkruar nje liber me 500 faqe, kunder Kadarese. Kadareja u ngaterrua dhe me Çilin dhe shkruajti leter kunder Fatos Lubonjes ! Besiana, Edi, Romana, Çili, ? ? Pikellimi i Kadarese eshte i kuptueshem ! Kanabisi kur e pi ka nje veti : Ai te zbut dhe te ul ne gjunje tek Zonjat dhe nuk shikon me kultivuesit ! Pastaj keto ‘thashetheme’ facebook, arrestime, ambasadore, zonja e pare, ku*va, Pantovçak, veting, kanabis, droge, banka, çili me te birin, … A nuk jane te ngjashme me veprat… Read more »
g.o.n.e.
Guest

Exit.al,
seriozisht e keni qe nxirrni ketu nje shkrim me nje nivel te tille, nje pacavure qe kullon koketrashesi dhe ligesi ? Jo per gje, por keni filluar te vini ere “Gazeta 55″…

wpDiscuz